GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lideri i vendit europian mbron Rusinë: Sanksionet po dëmtojnë ekonominë e BE-së

15:51 - 26/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Orban i qaset me kujdes Kinës para zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hungaria duhet të përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainën fqinje, ka thënë kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Sipas tij, sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë “kanë dështuar”, duke ndikuar në rritje të çmimeve.

Orban – i cili ka mospajtime me bllokun evropian për disa politika të tij, që Brukseli i konsideron jodemokratike – ka bërë thirrje për armëpushim, dhe ka thënë se sanksionet kundër Rusisë janë duke rënduar ekonominë e Evropës.

Orban, i cili ka fituar një mandat të katërt në pushtet në muajin prill, tani përballet me inflacion dhe mundësi të recesionit vitin e ardhshëm.

Ai ka thënë para parlamentit se për të nuk është befasi pse qeveritë janë duke rënë në Evropë, duke iu referuar zgjedhjeve në Itali.

Në këtë shtet, pritet që të formohet qeveria me qasjen me të djathtë prej Luftës së Dytë Botërore.

“Ne mund të themi se si rezultat i sanksioneve, populli evropian është bërë më i varfër, derisa Rusia nuk ka rënë në gjunjë”, ka thënë Orban. “Kjo armë ka dështuar, pasi sanksionet e Evropës e kanë qëlluar vetveten në këmbë”.

“Ne jemi në pritje të përgjigjes, e gjithë Evropa është duke pritur për një përgjigje nga Brukseli se sa gjatë do të na duhet të veprojmë kështu”, ka thënë ai, duke shtuar se është koha të diskutohet edhe me Shtetet e Bashkuara për këto sanksione.

Orban, Qeveria e të cilit është në bisedime me Komisionin Evropian për të siguruar miliarda euro fonde, ka thënë se kabineti i tij do të nisë “konsultime kombëtare” për t’i pyetur hungarezët për sanksionet.

Në të kaluarën ai ka përdorur strategji të tillë për të siguruar mbështetje për politikat e tij rreth komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) dhe migrimit.

“Nëse burokratët e Brukselit nuk na ndajnë paratë, të cilat i takojnë Hungarisë, atëherë ne do të sigurojmë fondet e nevojshme nga burimet tjera”, ka thënë Orban, duke shtuar se Hungaria ka nisur negociatat me BE-në dhe “partnerë tjerë ndërkombëtarë”.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë hollësi tjera për këtë temë. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /Rel/

Etiketa: HungariaRusiasanksione

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Ishte në kërkim/ Tentoi të kalonte në Kakavijë, ja si e pëson shqiptari

Kërkohej nga Interpol Tirana për trafik droge, pranga shqiptarit në Kakavijë

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com