GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Lufta e kuvendeve” në PD, Berisha: Do të mbahet vetëm në 11 dhjetor

19:29 - 15/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha e krahasoi me Vuçiç, Berisha: Foltorja po të nxjerr mënjanë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban një konferencë të jashtëzakonshme për mediat të lajmëruar menjëherë pas vendimit të kryedemokratit, Lulzim Basha për mbajtjen e Kuvendit të Partisë Demokratike më 18 dhjetor.

Gjithashtu Berisha nuk u tërhoq, ndërsa i hapi sfidë Bashës, duke pohuar se Kuvendi do te mbahet me 11 dhjetor. Berisha e nisi fjalimin e tij me akuza drejtuar Edi Ramës dhe tha se Basha është marrë peng nga kryeministri.

“Dola para jush se Edvin Kristaq Rama, njëlloj si daja Koleka i tij, i cili në 1990 në datën 11 dhjetor propozonte dhe kërkonte që t’i futeshin tanket pluralizmit. Edhe ky pasardhës besnik i tij me peng Bashën përpiqet të minojë sot përpjekjen madhore të shqiptarëve revolucionin e tyre paqësor për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. E them këtë sepse sot pasi prej disa ditësh u dorëzuan në selinë e PD-së, 4 200 firma të delegatëve të Kuvendit të PD-së të grave dhe burrave, djemve dhe vajzave vizionarë të kësaj partie që konstatojnë dhe ndjejnë se në Shqipëri PD është shtruar në një fasadë të pushtetit, të cilët kosntatojnë dhe ndjejnë se rikthimi i kësaj partie si forcë opozitare është jetike për pluralizimin politik. 4200 guximtarë u ngritën mbi të gjitha format banale të pandershme dhe të turpshme të presioneve dhe firmosën për rivendosjen e pluralizmit, për ç’montimin e narkoshtetit, për një të ardhme për shqiptarët në vendin e tyre.

Më tej Berisha tha se 5 ditë pas dorëzimit të firmave pengkryetari i PD-së, mbledh Kryesinë false, apo fake të kësaj partie e cila në masën 60% të saj është zgjedhur në dhunim flagrant të statutit të partisë.

“5 ditë pas dorëzimit të firmave pengkryetari i PD-së, mbledh Kryesinë falso, apo fake të kësaj partie e cila në masën 60% të saj është zgjedhur në dhunim flagrant të statutit të partisë. Pra jo me votën e fshehtë të Këshillit tonë Kombëtar. Por emëruar nga pengkryetari, siç donte ai. Njofton datën që i jep pengu u tij Edi Rama për Kuvend të PD-së, 18 dhjetorin.

Me këtë rast, unë dua të garantoj të gjithë firmëtarët e këtij misioni historik, firmat e të cilëve do të skaliten, do të gdhenden në muralin e pluralizmit politik, por dhe të PD-së se nuk do të ketë kurrë asnjë forcë dhe asgjë që mund të nëpërkëmb firmat e tyre. Kuvendi i PD-së do të mblidhet datën e shpallur prej tyre deh se ai Kuvend do të mblidhet jo sipas rendit të ditës së pengkryetarit, por sipas rendit të ditës që ata guximtarë kanë firmosur në formularin e tyre. Të harrojë kush se mund të luaj me revolucionin paqësor që po zhvillohet në Shqipëri” – tha Berisha.

Kujtojmë se ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen me Kryesinë e partisë ka lajmëruar që Kuvendi Kombëtar të mbahet në datën 18 dhjetor.

Etiketa: dhjetorKryesore1kuvendi kombetarPDSali Berisha

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Shqipëria me mision “special” për vendin e tretë në grup, publikohen formacionet zyrtare

Shqipëria me mision “special” për vendin e tretë në grup, publikohen formacionet zyrtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com