GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Manchester City shpallet fajtor për 115 akuzat? Vendimi trondit Premierligën

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Manchester City shpallet fajtor për 115 akuzat? Vendimi trondit Premierligën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Manchester City raportohet se është shpallur fajtor për pothuajse të gjitha 115 akuzat për shkelje të rregullave financiare të Premierligës.

Vendimi vjen pas një procesi të gjatë, ndërsa klubi anglez pritet ta apelojë atë.

Deri tani nuk është bërë e ditur se çfarë sanksioni mund të vendoset ndaj kampionëve të Anglisë.

City i ka mohuar vazhdimisht akuzat dhe ka deklaruar se disponon prova që mbështesin pafajësinë e tij.

Akuzat kryesore lidhen me raportimin e të dhënave financiare, marrëveshjet e sponsorizimit dhe pagesat ndaj lojtarëve e ish-trajnerit Roberto Mancini.

Hetimi përfshin periudhën nga sezoni 2009/10 deri në 2022/23 dhe ka zgjatur rreth pesë vjet.

Çështja ka hedhur pikëpyetje mbi një periudhë të jashtëzakonshme suksesi për klubin pas blerjes nga Abu Dhabi United Group në vitin 2008.

Manchester City ka fituar 20 trofe madhorë gjatë kësaj periudhe, përfshirë tripletën historike në vitin 2023.

Në vitin 2020, UEFA e pezulloi Cityn për dy vite nga Champions League për shkelje të rregullave financiare, por CAS e anuloi pezullimin pas apelimit.

Gjykata konstatoi se disa pretendime ishin jashtë afatit të parashkrimit, ndërsa të tjera nuk ishin provuar.

Megjithatë, City u gjobit me 10 milionë euro për mosbashkëpunim me hetuesit.

Tani vëmendja është te sanksioni që mund të marrë klubi nga Premierliga dhe te apeli i mundshëm që mund të zgjasë edhe më tej këtë sagë.

Etiketa: akuzafajtorManchester Citypremierliga

Lajme të lidhura

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë: Ka ardhur dita të dorëzoj numrin 7
Sport

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë: Ka ardhur dita të dorëzoj numrin 7

15:31 - 05/11/26
Shuhen shpresat e tifozëve kuqezi, ndeshja me Bjellorusinë do të luhet pa spektatorë në Budapest
Sport

Shuhen shpresat e tifozëve kuqezi, ndeshja me Bjellorusinë do të luhet pa spektatorë në Budapest

11:43 - 05/11/26
Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll
Breaking Views

Liverpool në ditë të keqe, anglezët pësojnë humbjen e parë në Stamboll

21:02 - 04/11/26
Para
Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama në New York: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…
Aktualitet

Përplasje fizike në emision, Flamur Noka përplaset me gazetarin: Mos më ngri dorën mua se…

07:52 - 06/11/26

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka është përplasur ashpër me gazetarin Klevin Muka gjatë një debati të nxehtë lidhur...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Nëntor 2026

07:26 - 06/11/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 6 Nëntor 2026

07:21 - 06/11/26
Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

Qeveria kompenson pronarët e urbanëve, u jep 209 milionë lekë për shtrenjtimin e naftës

23:28 - 05/11/26
Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

Pastruan 14 mln €, goditet organizata kriminale shqiptare në Itali! Paratë e drogës qarkullonin edhe me lingota ari

23:02 - 05/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com