GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mancini flet për mediat: Pashë video të lojtarëve, me federatën kam…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mancini flet për mediat: Pashë video të lojtarëve, me federatën kam…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mançini është prezantuar para mediave pas zyrtarizimit si trajner i Arabisë Saudite. “Roby” ka firmosur kontratë 4-vjeçare me vlerë rreth 30 milionë euro në sezon, duke e bërë atë trajnerin më të paguar të futbollit në botë.

Në Fjalët e para si trajner ai falënderoi presidentin e federatës së futbollit:

“Dua të falënderoj presidentin që më zgjodhi dhe jam shumë krenar që jam këtu dhe kam nisur punën time”. Ditët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme, por në 10 ditët e fundit, kam filluar të shoh disa video të lojtarëve”.

Në lidhje me stafin që do ketë në kombëtaren saudite, Mancini pret që disa nga ndihmësit e tij te Italia, të zgjidhin situatën e tyre me FIGC:

“Kam filluar të flas me Federatën në mes të gushtit, është normale që disa nga ndihmësit e mi nuk e dinin këtë situatë dhe tani duhet të zgjidhin situatën në Itali. Tani për tani jemi këtu, pastaj të tjerët do të na bashkohen. Kemi kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka”.

Përsa i përkte organikës, ai u shpreh se po e vëzhgon kampionatin si dhe vlerëson ardhjen e yjeve elitare në ligën saudite:

“Na duhet kohë, sigurisht. Por jemi të sigurt se nëse punojmë mirë dhe fort mund të marrim rezultate. Është pozitive që vijnë këta yje, do të ndihmojnë nivelin e lojtarëve sauditë.

E njëjta gjë ndodhi në Itali shumë vite më parë me ardhjen e të huajve që ndihmuan në ngritjen e nivelit tonë teknik.

Unë nuk jam magjistar, e vetmja mënyrë që di të përmirësohem është të punoj dhe ajo që mund të them është se do të punojmë shumë për të fituar diçka të rëndësishme. Mendoj se kemi talent të mirë në kombëtare, por tani le të mendojmë për të punuar.

Dua të falënderoj lojtarët që mundën Argjentinën, duke lejuar Italinë të mbajë rekordin e saj të pamposhtur prej 37 ndeshjesh.

Mendoj se lojtarët janë përmirësuar shumë në 10 vitet e fundit, ne duam të bëhemi më të mirët në Azi dhe do të duhet punë por edhe një atmosferë e mirë.

Një nga tregjet potencialisht më të mëdha në botë, është normale që lojtarët më të mirë të vijnë. Në Itali kishim shumë pak lojtarë, ishte e vështirë për të zgjedhur dhe ndonjëherë ne po kërkonim lojtarë që nuk kanë luajtur kurrë në Serinë A.

Për sa i përket Arabisë Saudite, jam i sigurt që do të gjejmë lojtarët e duhur. Që nga viti 2018, kur u përballa me Arabinë Saudite me Italinë, lëvizja është rritur shumë dhe besoj se potenciali është rritur më tej.

Etiketa: Arabia Sauditemancini

Lajme të lidhura

Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon
Sport

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri
Sport

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës
Sport

Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

12:07 - 01/06/26
Para
Harvey sqaron publikun për postimin negativ si dhe… “divorcin”

Harvey sqaron publikun për postimin negativ si dhe… “divorcin”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26

Mediat greke kanë shkruar në li dhje me incidentin e ndodhur në Zvërnec, duke theksuar se është dhunuar një person...

Lexo më shumë
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibompusulabet girişJojobet