GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Maran: Jemi të uritur për rezultate të mira, ndryshimet në kombëtare duhet të jenë graduale

në Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
Maran: Jemi të uritur për rezultate të mira, ndryshimet në kombëtare duhet të jenë graduale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri Rolando Maran shfaqet për herë të parë në konferencë për shtyp për të komentuar listën e Kombëtares. Tekniku italian ftoi 27 futbollistë në total për miqësoret e qershorit. Shqipëria do të përballet me Izraelin dhe Luksemburgun. Risi ishin Luis Hasa dhe Pano Qirko.

Konferenca e plotë

“Do kisha dashur të ishte pak më e gjatë kjo listë. Kam dëshirë të shoh gjithë lojtarët dhe cilët janë më funksionalë për t’ju përshtatur ndeshjeve. Janë fondamentale për përgatitjen e ekipit dhe në vazhdim. Ka qenë e vështirë, por i jam referuar listës së madhe që ishte krijuar. Kam punuar për të kuptuar më mirë si është gjendja e lojtarëve. Një pjesë prej tyre, nëse janë mirë në kushte fizike dhe si po i shkon dëmtimi. Mund të përmend të dëmtuarit. Strakosha me të cilin kam komunikuar në telefon dhe po vijon rikuperimin aty ku ndodhet. Kemi pasur komunikim dhe jemi takuar me Dajsinanin, Muçin, Manajn dhe Gripshin, që kanë qenë këtu. Na kanë vizituar dhe kanë bërë vlerësimet e duhura në klinikën tonë. Është e rëndësishme të punohet në këtë aspekt për të marrë maksimumin nga këto lojtarë. Do të jenë shumë të rëndësishme.

Gjej rastin për të përshëndetur Edgar Çanin. Gjatë punës sime ka rastisur që lojtarët kanë shënuar rekord golash gjatë sezonit. Kur skuadra ndërton shumë, do të thotë që ndihmon sulmin të shënojë. Nëse shënon, dhe rezultatet janë të favorshme. Kjo gjë mund të ndihmojë Armando Brojën, por edhe lojtarët e tjerë, sulmuesit e tjerë. Në një kombëtare sa më shumë të punohet në grup dhe të merren rezultate nëpërmjet golave. Jam i bindur që me punën në fushë do ndihmojmë skuadrën që të arrijë te goli. Pas golit vijnë edhe rezultatet.

Mungesa e Balliut? Fola me të 3-4 ditë më parë, ishte i sinqertë dhe më pëlqeu. Mori kohë të mendohej sepse ai nuk e di nëse do të vazhdojë aventurën me Kombëtaren. Më kërkoi kohë dhe m’u duk e drejtë që një lojtari të tillë t’i jepja kohë, një lojtar që ka luajtur shumë dhe ka nevojë të kuptojë nëse do të vazhdojë me ekipin kombëtar, vetëm kaq.

Eksperimentet apo rezultati? Jemi të gjithë të uritur dhe me dëshirë për të bërë rezultat se të fitosh të ndihmon të fitosh. Por duke patur pak kohë, ishte e vështirë të dilja jashtë listës së pritshme të gatshme. Mora këtë parasysh dhe të vazhdimësinë, të kuptoj çfarë është e mirë nga një bllok që ka bërë mirë deri pak ndeshje më parë, dhe të kuptoj se çfarë mund të shërbejnë nga këtu në vijim për të aplikuar futbollin tim e përmirësuar rezultatet e kësaj Kombëtareje. Konsideratat janë këto, dëshira është gjithmonë, janë tifozët që duan të shohin ekipin të luajë e fitojë, se duke fituar argëtohesh më shumë. Kur bën shumë eksperimente gjithmonë, nuk të bën të rritesh. Do mundohemi t’i bëjmë të dy gjërat, mendoj se janë premisat për të bërë mirë. Janë ndeshje delikate, jo për kundërshtarin, por sepse vijnë në fund të sezonit që ka qenë i vështirë për shumëkënd. Do kërkoj sakrificë, por kam parë që ka gatishmëri për të bërë ndeshjet e fundit të bindur dhe për mua ky është një fillim i mirë. Pastaj do të vijë gjithçka, që do të mundohemi të ndërthurim e shohim. Por do ta bëj kur të kem një kuadër më të qartë. Sapo të mbarojnë ndeshjet, do shkoj të shoh U21, se edhe ndaj asaj duhet vëmendje. Shumë lojtarë të U21 i kam parë dhe i njoh, por kam këtë fat që sapo të mbarojnë dy ndeshjet, do shoh U21 dhe ky do jetë hapi i parë për të arritur aty për të cilën flitnim më parë.

Nuk do të ketë rregull të tillë. Mendoj që do bëja gabim. Secili rast është indivial. Duhet parë çfarë i shërben më mirë kombëtares. Forma ka rëndësi dhe merr vlerë në raste të caktuara. Ka diferencë mes lojtarit që luan në liga më superiore, por nuk ka shumë minuta në krahasim me një lojtar që luan ndoshta në ligën e tretë. Dhe sigurisht që ka më pak shanse një lojtar në ligën e tretë. Nëse ky lojtar ka shumë më tepër minuta se një tjetër, sigurisht që këto ndryshojnë. Duhet të jem objektiv në zgjedhjet që do bëjmë. Nuk ndihmon skuadrën kur lojtarët nuk kanë shumë minuta. Nuk mund të përcaktoj disa rregulla strikte në këtë momente.

Qëllimi është të kemi mbrojtje me 4 lojtarë dhe sigurisht duke përdorur 3 lojtarë më ofensive. Duhet të provohet dhe verifikohet në momentin që do kem lojtarët këtu. Nuk dua t’i paraprihem ndoshta një zgjedhje që mund të bëjë bllof në moment të caktuar. Dua të jem i sinqertë. Të shoh lojtarët dhe pastaj të vendos për modulin.

Nuk do të ishte e drejtë që të thoja emra. Duhet të jetë e qartë që të gjithë kanë mundësinë për të pasur qasje te kombëtarja. Dhe sigurisht që të për ta të jetë motivacion. Për këtë nuk mund të them emra specifik.

Asani nuk u ftua sepse ka shumë kohë që nuk luan. Nuk kam folur me të, të jem i sinqertë, kanë folur bashkëpunëtorët. Më thonë që është i ndalur, do ishte e vështirë të luante ndonjë minutë.

A do luajnë të rinjtë? Uroj që po, nëse janë këtu është se dua t’u jap minuta të gjithëve. Por fillimisht dua t’i stërvit e të kuptoj çfarë mund të më japin. Ndoshta të gjithë nuk mund të kenë, por nëse janë këtu, dëshira është që t’u jap minuta, por të shohim se kujt dhe sa.

Padyshim shpresoj të shoh gjithçka, kam dëshirë të transmetoj diçka. Pres me padurim të filloj se ka material të mirë, ka vlera që mund të shprehin ato që janë idetë e mia. Protagonistë pastaj janë lojtarët të cilët me cilësitë e tyre tregojnë idetë e trajnerit. Por shpresoj që të shihen idetë e mia, por edhe të shoh lojtarët që kanë një ide të përbashkët të skuadrës për të shprehur idenë time.

Po jetoj këtu diçka me një entuziazëm, dëshirë për të qenë mes njerëzve që duan të mirën e kësaj Kombëtareje. Çfarë mund të kërkoj më shumë? Jam këtu dhe po e përjetoj shumë mirë, me dëshirë për të bërë gjëra, për të festuar herë pas here, për të arritur objektiva të vegjël. Të thuash sot fituam një ndeshje, bëmë një hap të vogël, dhe nga aty të bëhemi më të bukur së bashku.

Mendoj se ka një bllok, një bazë të lojtarëve që në fakt kanë bërë mirë dhe e kanë çuar skuadrën përpara dhe me trajnerin Silvinjo. Ky bllok është shumë i rëndësishëm. Mendoj se ndryshimet duhet të jenë graduale. Është pak kohë për ndryshime të mëdha dhe që mund të jenë të rrezikshme. Nuk dua të nominoj emra specifikë, por marrim si shembull kapitenin Gjimshiti që ka shumë ndeshje me kombëtaren. Është një bllok që sigurisht mund të ketë ndryshime dhe të jenë në funksion të përmirësimit të skuadrës”, u shpreh Maran.

 

Etiketa: maranrezultate

Lajme të lidhura

Shqipëria për herë të parë nën drejtimin e Maran, publikohet lista e Kombëtares për miqësoret e Qershorit
Sport

Shqipëria për herë të parë nën drejtimin e Maran, publikohet lista e Kombëtares për miqësoret e Qershorit

10:07 - 28/05/26
Anglezët e Crystal Palace mposhtin Rayo Vallecanon e Madridit dhe shpallen kampion
Breaking Views

Anglezët e Crystal Palace mposhtin Rayo Vallecanon e Madridit dhe shpallen kampion

23:12 - 27/05/26
Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli
Sport

Sezoni ‘magjik’ i Arsenalit, Mikel Arteta shpallet trajneri më i mirë në Angli

15:02 - 27/05/26
Para
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Familja e Aleks Nikës iu shkruan ambasadorit të BE: SPAK po zvarrit hetimet për 21 Janarin
Aktualitet

Familja e Aleks Nikës iu shkruan ambasadorit të BE: SPAK po zvarrit hetimet për 21 Janarin

12:32 - 28/05/26

Xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës një prej viktimave të 21 Janarit i kanë dërguar një letër të hapur me...

Lexo më shumë
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do shiten nafta dhe benzina

12:26 - 28/05/26
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, gjykata e Elbasanit lë në burg producentin Petri Bozo

11:58 - 28/05/26
Maran: Jemi të uritur për rezultate të mira, ndryshimet në kombëtare duhet të jenë graduale

Maran: Jemi të uritur për rezultate të mira, ndryshimet në kombëtare duhet të jenë graduale

11:57 - 28/05/26
Xhixho: Vazhdon mësimi me dy turne në Tiranë, tek “Edit Durham” u shpenzuan rreth 50 milionë euro dhe u pakësuan klasat!

Xhixho: Vazhdon mësimi me dy turne në Tiranë, tek “Edit Durham” u shpenzuan rreth 50 milionë euro dhe u pakësuan klasat!

11:27 - 28/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com