GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Masakra në Srebrenicë/ Sot nis Marshi i Paqes në kujtim të viktimave

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Masakra në Srebrenicë/ Sot nis Marshi i Paqes në kujtim të viktimave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Bosnje e Hercegovinë nisi të premten Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës.

Gjatë tri ditëve të ardhshme, pjesëmarrësit do të përshkojnë rrugën që mijëra qytetarë të Srebrenicës kanë kaluar në verën e vitit 1995, në përpjekje për të shpëtuar nga forcat serbe.

Pas një rrugëtimi prej rreth 110 kilometrash, që nisi nga fshati Nezuk, ata do të arrijnë në Qendrën Përkujtimore Potoçari, ku më 11 korrik shënohet 27-vjetori i masakrës.

Atë ditë do të rivarrosen mbetjet e 50 viktimave të masakrës, të gjetura së voni.

Më 11 korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë hyrë në Srebrenicë, në zonën që ishte shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

Në ditët që kanë pasuar, ato kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë, ndërsa trupat e tyre i kanë hedhur në gropa në pyjet përreth.

Vrasjet kanë ndodhur për pak ditë, por procesi i gjetjes së trupave ka marrë vite dhe identifikimi dhe varrimi i eshtrave vazhdojnë ende.

Masakra e Srebrenicës, e cila ka ndodhur pesë muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.

Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për rolet e tyre në masakër.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, është dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiç./ REL

Etiketa: kujtimmarshimasaktraSrebreniceViktima

Lajme të lidhura

Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore
Breaking Views

Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore

23:29 - 25/11/26
Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt, mes tyre ish-vjerra dhe ish-kunati
Aktualitet

Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt, mes tyre ish-vjerra dhe ish-kunati

13:23 - 24/11/26
Apeli vulos dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt, burg përjetë për Murselin dhe Plavën
Aktualitet

Apeli vulos dënimet për vrasjen e Liridona Ademajt, burg përjetë për Murselin dhe Plavën

17:24 - 23/11/26
Para
Akuzat për pastrim parash, Prokuroria e Vlorës sekuestron pallatin 8-katësh

Akuzat për pastrim parash, Prokuroria e Vlorës sekuestron pallatin 8-katësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)
Aktualitet

Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)

11:26 - 27/11/26

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në qarkun e Fierit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas...

Lexo më shumë
Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës

11:18 - 27/11/26
Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

Lapaj dorëzon firmat në KQZ për shfuqizimin e “Paketës së Maleve” dhe investimeve strategjike

11:07 - 27/11/26
Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi

Gjendet një sasi tritoli e pashpërthyer në një banesë në Shkodër, ja kush ishte objektivi

10:53 - 27/11/26
“Të heqim dorë nga dietat dhe shpenzimet telefonike”, socialistët rrëzojnë propozimin e Bujar Leskaj

“Të heqim dorë nga dietat dhe shpenzimet telefonike”, socialistët rrëzojnë propozimin e Bujar Leskaj

10:35 - 27/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com