GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakroi gruan me thikë, filmoi skenën kur ajo jepte shpirt/ Dënohet me burg përjetë shqiptari

19:36 - 18/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakroi gruan me thikë, filmoi skenën kur ajo jepte shpirt/ Dënohet me burg përjetë shqiptari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 37-vjeçar shqiptar, i cili goditi 20 herë me një thikë me teh 20 cm bashkëshorten e tij, me të cilën kishte 3 fëmijë, u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata Rajonale e Aachen në Gjermani.

Besmir Ademi kreu krimin më 20 maj 2023, në një parking, ndërsa filmoi bashkëshorten e tij teksa jepte shpirt.

Pavarësisht se u pendua për krimin e rëndë, Ademi nuk shpëtoi nga burgimi i përjetshëm, edhe pse ka një mundësi që pas 15 vitesh të kërkojë lirimin nga burgu.

Gjithsesi aktgjykimi nuk është përfundimtar. Shqiptari, gjatë gjykimit, pohoi se kreu krimin pasi nuk donte të pranonte ndarjen nga gruaja, Jetmira Beka (28-vjeçe).

“Fëmijët i kam lënë jetimë. Do të bëja gjithçka për ta zhbërë. Nuk e mbaj mend aktin. Ka vetëm një vrimë të madhe të zezë”, pohoi ai.

Ditën e krimit, Besmir Ademi kishte marrë masa që të takohej me viktimën në një parking të Obit për t’ia dorëzuar gruas së tij një nga tre fëmijët. Por në vend të vajzës së tij ai erdhi me një thikë kasapi.

Sipas prokurorisë, ai e ka goditur 20 herë me thikë gruan e tij, duke e lënë të vdekur në vendin e ngjarjes. Gjashtë nga goditjet me thikë ishin fatale, u tha në gjykatë. Disa kocka u thyen nga forca e goditjes. Motra e saj tentoi të ndërhynte por u plagos lehtë. Disa klientë në dyqanin e pajisjeve dëshmuan sulmin e tmerrshëm.

Ajo që është e pabesueshme; pas aktit të përgjakshëm, vrasësi mësohet se ka filmuar me celular gruan e tij deri sa dha shpirt dhe njëkohësisht ka buzëqeshur. Celulari dhe arma e vrasjes nuk u gjetën kurrë.

I pandehuri, i cili nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm, ishte xheloz dhe ushtronte “sjellje të padurueshme kontrolluese” ndaj gruas me pasaportë gjermane dhe kosovare.

Ai ishte i dëshpëruar, “i shoqëruar me zemërimin e pakufishëm që ajo kishte guxuar t’i shmangej zotërimit të tij”.

Etiketa: burg perjeteGjermaniKryesore1Shqiptari

Lajme të lidhura

Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet
Aktualitet

Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet

12:49 - 09/03/26
Emërohet Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kush është hetuesi i përzgjedhur
Aktualitet

Emërohet Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kush është hetuesi i përzgjedhur

12:37 - 09/03/26
Skandali i ndërtimeve tek Rana e Hedhun, Prokuroria e Lezhës dërgon për gjykim 9 persona
Aktualitet

Skandali i ndërtimeve tek Rana e Hedhun, Prokuroria e Lezhës dërgon për gjykim 9 persona

10:04 - 09/03/26
Para
Formacioni i vitit, dominon Egnatia ndjek Partizani., Dwamena…

Formacioni i vitit, dominon Egnatia ndjek Partizani., Dwamena…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama bëri elegji”, Berisha: Lubia e paprekshme, SPAK-u zero me bisht!
Breaking Views

“Rama bëri elegji”, Berisha: Lubia e paprekshme, SPAK-u zero me bisht!

13:00 - 09/03/26

Elegji! Kështu e ka konsideruar kreu i PD Sali Berisha fjalën prej rreth 1 orë e 30 minuta të kreu...

Lexo më shumë
Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet

Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet

12:49 - 09/03/26
Emërohet Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kush është hetuesi i përzgjedhur

Emërohet Zëvendësdrejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kush është hetuesi i përzgjedhur

12:37 - 09/03/26
Rama nxjerr sekretin hetimor: Prokurori i SPAK kërkoi arrestimin me një incizim të dy grave

Rama nxjerr sekretin hetimor: Prokurori i SPAK kërkoi arrestimin me një incizim të dy grave

12:23 - 09/03/26
Rama “rehabiliton” ish-ministrin e Enverit, Beqir Ballukun: E duan Belindën në burg pa gjyq, si gjyshi i vet…

Rama “rehabiliton” ish-ministrin e Enverit, Beqir Ballukun: E duan Belindën në burg pa gjyq, si gjyshi i vet…

12:00 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com