GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Masat e reja anti-Covid, kaos në pikën e Hanit të Hotit

11:18 - 14/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Masat e reja anti-Covid, kaos në pikën e Hanit të Hotit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Masat e reja anti-Covid që hynë në fuqi ditën e sotme në Malin e Zi, kanë shkaktuar radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Burime për Gijotina.com shprehen se radha kilometrike ka nisur që në orën 06:30 të mëngjesit, pasi Mali i Zi nuk lejon kalimin e qytetarëve shqiptarë pa pasur dokumentet e nevojshme, duke shkaktuar dhe përplasje me policinë.

Sipas njoftimit zyrtar nga ministria e Jashtme, të gjithë qytetarët e huaj që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi duhet të pajisur më një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë.

Nëse nuk janë të vaksinuar, duhet të kenë një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë, dhe test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë.

Si të mos mjaftonin masat e reja, probleme ka dhe me vaksinat e injektuara, pasi sipas qytetarëve, autoritetet malazeze nuk njohin vaksinën “Pfizer” që kanë bërë dhe u kërkojnë të bëjnë teste të tjera çdo ditë.

Sipas tyre kjo ishte një kosto e papërballueshme dhe kërkojnë një zgjidhje nga qeveria, pasi janë rreth 600 persona që punojnë në Mal të Zi çdo ditë.

“Nuk mund të kaloj në Mal të Zi, ne i kemi bërë këto vaksinat që na ka dhënë shteti shqiptar. Por nuk po pranohen vaksinat që kemi bërë. Na thonë që duhet të kemi edhe kodin personal. Unë kam bërë vaksinën Pfizer. Unë siç kam kaluar në Kosovë ashtu kam ardhur të kaloj dhe në Mal të Zi po nuk na lejojnë. Kemi qenë rreth 600 persona, shkuam të fitojmë bukën e gojës, erdhi shteti i atyre dhe i joni po nuk gjetën zgjidhje.

Na kërkojnë nga 23 euro për të bërë testin. Kërkojmë nga dogana shqiptare dhe nga kryeministri që të na lirojë rrugën të qarkullojmë si më parë”, u shpreh ai.

Etiketa: COVIDHani Hotit

Lajme të lidhura

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…
Ekonomi & Sociale

Skandali i Porto Romanos/ Pasi i ngeci në dorë kompania me lidhje në Rusi, reagon Rama: Tenderi nuk u anulua nga aleatët…

11:05 - 15/03/26
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës
Breaking Views

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Para
Studentët e Vlorës hezitojnë të vaksinohen: Nuk ndihem të sigurt për efektet që jep

Studentët e Vlorës hezitojnë të vaksinohen: Nuk ndihem të sigurt për efektet që jep

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com