GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Matura shtetërore, zbulohet strategjia e MAS për të parandaluar publikimin e tezave të provimeve

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Matura shtetërore, zbulohet strategjia e MAS për të parandaluar publikimin e tezave të provimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mësuesit që do të hartojnë tezat e provimit të Maturës Shtetërore do të jenë të ngujuar gjersa përgatitin pyetjet, sipas një vendimi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS).  Ngujimi i hartuesve të Maturës Shtetërore bëhet me qëllim parandalimin e qarkullimit të tezave të provimit të maturës. Rreth 33 mijë maturantë, do ti nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore. Risi e këtij viti, sipas drejtoreshës së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Rezarta Alla është rikthimi i ngujimit të hartuesve të tezës së provimit për të shmangur publikimin e tyre sikurse ka ndodhur më herët.
“Numri i maturantëve do të jetë gati 33 mijë. Do ti bashkëngjiten dhe nxënësit mbetës nga vitet e kaluara.

Në këtë maturë të 2022, risi është kthimi i një provoje të së shkuarës. Brenda QSHA në një periudhë të caktuar do ngujohen mësues që në bazë të një fondi pyetjesh të dërguar ndër vite nga mësues që janë bashkëpunëtorë të jashtëm të QSHA. Sigurisht mënyra e përzgjedhjes do të jetë në dorë të tyre në përputhje me zbatimin e planit orientues të maturës shtetërore. Ky proces do siguroje përputhjen e testit me njohuritë që jepen tek programi i maturës shtetërore, nivelin e testit sipas të nxënësit dhe atë që jepet në shkollë. E rëndësishme është që teza do të sigurojë nivel”, tha Rezarta Alla, Drejtoresha e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.

Për të siguruar mbarëvajtjen e provimeve, të cilat nisin me 9 qershor, janë vendosur në dispozicion rreth 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues administrues. Për sa i përket lëndës me zgjedhje, Alla thotë se më e preferuar ka rezultuar qytetaria dhe psikologjia.
“Ne kemi një armatë mësuesish që do organizojnë një proces. Janë 7 mijë mësues administrues. Secili nga aktorët që merr pjesë në këtë proces ka detyra dhe përgjegjësi të caktuara të shoqëruara edhe me masa ndërshkimore. Provimi nis në orën 10 dhe zgjat 2:30 minuta.

Provimi ka 60 pyetje. Janë 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues. Lënda me zgjedhje më e preferuar është qytetaria dhe psikologjia”, tha drejtoresha e DPAP, Rezarta Alla.
Provimet e maturës nisin me 9 qershor me gjuhën e huaj, duke vijuar me Gjuhë shqipe dhe Letërsinë me 11 qershor, matematikën 17 qershor, dhe 24 qershor lënda me zgjedhje.

Lajme të lidhura

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit
Aktualitet

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin
Aktualitet

Kush do të zgjidhet Prokuror i Përgjithshëm? KLP zbardh emrat e pesë kandidatëve zyrtarë për postin

17:53 - 04/08/26
Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur
Aktualitet

Tragjedia në Bulqizë/ Familja e minatorit Ilir Kolaveri, pa mbështetje: Firma ‘Eternal Security’ na ka shpërfillur

17:45 - 04/08/26
Para
Kuvendi miraton ligjin për “Bashkëqeverisjen” dhe marrëveshjen me “Pfizer”

Pasi zgjodhi Presidentin, Rama rikthen ligjin e ri për zgjedhjen e kreut të shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi
Breaking Views

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26

Dita e 66-të e protestës para Kryeministrisë u mbyll me thirrjet për dorëheqje të qeverisë dhe ndryshim të klasës politike....

Lexo më shumë
SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26
Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

Reuters: 4iG, kompania mëmë e ONE Albania, rrezikon të dalë nga tregu

20:07 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com