GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”, po zhduket brezi i mësuesve dhe…

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”, po zhduket brezi i mësuesve dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri po diplomohen gjithnjë e më pak të rinj në fushat që dikur dominonin universitetet: arsimi, gazetaria, artet dhe shkencat sociale, të cilat të gjitha janë në rënie të lirë. Nga viti 2019 deri në 2024, këto degë kanë humbur mbi 10 mijë të diplomuar. Ndërkohë, shkenca të aplikuara si mjekësia dhe inxhinieria po tërheqin gjithnjë e më shumë studentë, duke reflektuar një ndryshim radikal në ambiciet e brezit të ri.

Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, arsimi ka rënë nga mbi 9 mijë diplomime në vit në 2019, në vetëm 6,840 këtë vit, një alarm i heshtur për mungesën e ardhshme të mësuesve. Po ashtu, artet dhe shkencat humane janë përgjysmuar, duke sinjalizuar një krizë të ardhshme në sektorët kulturorë dhe kreativë.

Në anën tjetër, shëndeti dhe mirëqenia kanë shënuar rritje të ndjeshme, mbi 4,200 diplomime në pesë vjet, ndërsa inxhinieria dhe ndërtimi vijojnë të ngjiten në mënyrë të qëndrueshme, duke reflektuar orientimin drejt profesioneve më të sigurta dhe të paguara mirë.

Ekspertët argumentojnë se tendenca sugjeron një realitet të ri universitar në Shqipëri, ku studentët po lënë pas pasionin për të ndjekur pragmatizmin, një reflektim i drejtpërdrejtë i sfidave ekonomike dhe emigrimit.

Sipas ekspertit të punësimit Erion Muca, kjo tregon një zhvendosje të qartë drejt profesioneve më të kërkuara në tregun e punës, që shpesh janë më të mirëpaguara, më të eksportueshme dhe më “të sigurta” për të ardhmen.

Por çfarë po lëmë pas?

Sipas tij, kur mësuesit e rinj mungojnë, kur gazetaria nuk është më një ëndërr dhe kur arti mbetet pa studentë, pasojat nuk do të ndihen vetëm në statistikat e vitit tjetër, por në cilësinë e shoqërisë që po ndërtojmë.

“Një vend pa mësues të mirë, pa gazetarë që kërkojnë të vërtetën dhe pa artistë që frymëzojnë, është një vend që varfërohet në mënyra që nuk maten me shifra. Po riformësohet heshtur profili i brezit të ri, më racional, më i fokusuar tek siguria ekonomike, por ndoshta më larg pasionit dhe misionit shoqëror. Kjo është “zhvendosja e madhe” që po ndodh në universitet dhe ndoshta është koha ta vëmë në qendër të debatit publik.”- përfundon eksperti./Monitor

Etiketa: DIPLOMAmesues

Lajme të lidhura

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë
Aktualitet

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri
Aktualitet

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Atentat ndaj një shqiptari në Greqi/ 36-vjeçari plagoset me armë brenda mjetit të tij, shoqërohen dy persona
Aktualitet

Atentat ndaj një shqiptari në Greqi/ 36-vjeçari plagoset me armë brenda mjetit të tij, shoqërohen dy persona

21:12 - 06/11/26
Para
KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit të Shkodrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com