GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Video – Meta tre orë në SPAK: Dum Dumani ka takuar McGonigal-in

13:45 - 13/06/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kujt do ja lërë florinjtë dhe shtëpinë? Përgjigjet Ilir Meta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është rikthyer akuzave ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, teksa këtë të enjte u paraqit në Prokurorinë e Posaçme.

Meta shkoi në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10 e 30. Në një komunikim të shkurtër me gazetarët para hyrjes në SPAK, ai tha se ka shkuar të takojë “Dum Dumanin”, duke iu referuar kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Kam ardhur të takoj Dum Dumanin. A e njihni dum dumanin kush është? Dum Dumani është ai që s’guxon të hapi çështjen McGonigal. Është ai që s’guxon të përmendi emrin e Edi Ramës. As për çështjen e Sali Berishës, unë po shkoj te Dum Dumani”, tha Meta.

Kreu i Partisë së Lirisë vijoi me sulmet ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani edhe pas daljes nga prokuroria e Posaçme, rreth tre orë më pas.

Në një prononcim për gazetarët, Meta tha se Dumani ka takuar Charles McGonigal. Ai shtoi se kreu i SPAK po sulmon opozitën me urdhër të Ramës, dhe se akuzoi se Dumani se nuk guxon të hetojë e të marrë në pyetje kryeministrin. Sipas tij, Dumani “bën akte kriminale kundër opozitës për të shpëtuar Edi Ramën”.

“E dini që SPAK është kthyer falë Dum Dumanit në një parti bashkëqeverisjeje të Edi Ramës. Unë jam pyetur tre orë kot më kot për gjëra që s’kanë të bëjnë me mua, por me veprimet e të tjerëve”, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët se me çfarë cilësie u thirr në SPAK, kreu i PL-së u përgjigj: “Jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të këtij narkoshteti dhe narkoregjimi”.

Meta ka qenë dhe më herët në SPAK, ku është pyetur për hetimet mbi marrëveshjen e CEZ me kompaninë DIA në 2009-ën. Hetimet e SPAK lidhem me privatizimin e kompanisë dhe dyshimet për abuzime me mbledhjen e borxheve. Por një çështje tjetër për të cilën është denoncuar Meta përfolur është edhe ajo e lobimit nga SHBA.

Një ditë më parë, në SPAK u pyet për gati pesë orë bashkëshortja e Metës, deputetja Monika Kryemadhi. Për gazetarët, ajo deklaroi se është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni sa i takon hetimit pasuror ndaj saj. Mohoi të jetë ngritur ndonjë akuzë.

Lexo edhe:

Meta zbulon arsyen pse u thirr në SPAK: Karagjozllëqe, histori banale

SPAK hetim pasuror Kryemadhit, Meta: Unë merresha me politike, ajo me llogaritë

Etiketa: Altin DumaniIlir MetaKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Para
Asllani optimist para sfidës me Italinë: Nuk kemi frikë, Broja do t’i ndëshkojë

Asllani optimist para sfidës me Italinë: Nuk kemi frikë, Broja do t’i ndëshkojë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com