GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Ministrat shqiptarë të BDI japin dorëheqjet, zbardhet kushti për opozitën e Maqedonisë së Veriut

09:14 - 02/08/23
në Lajme, Rajoni
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministrat shqiptarë të BDI japin dorëheqjet, zbardhet kushti për opozitën e Maqedonisë së Veriut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka njoftuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski, se ministrat dhe funksionarët e BDI-së japin dorëheqje nga postet e tyre. Ky vendim hyn në fuqi ditën kur opozita do të votojë ndryshimet kushtetuese.

“Duke vlerësuar se Maqedonia e Veriut gjendet në një fazë kritike të së ardhmes evropiane, duke vlerësuar se vendimet e mëdha kërkojnë përgjegjësi dhe sakrifica politike, kombëtare e shtetërore nga secili prej nesh dhe duke u nisur nga kushti i opozitës se do të votonin ndryshimet kushtetuese, nëse BDI-ja del nga qeveria, ministrat e BDI-së kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, të cilat hyjnë në fuqi nëse opozita mbështet ndryshimet kushtetuese në Kuvend”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se në funksion të integrimit evropian BDI-ja është e gatshme që të heqë dorë nga të gjitha pikat e programit të saj që parashikonin edhe “kryeministrin e parë shqiptar” në 100 ditët e fundit të punës së qeverisë.

LSDM: Është koha që VMRO të kthjellohet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja që të mbështesë ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij, partitë në pushtet kanë mbështetur kërkesat e këtij subjekti opozitar për një qeveri të zgjeruar, pa Bashkimin Demokratik për Integrim. Nga LSDM konsiderojnë se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga kryetari i VMRO-DPMNE-së për të votuar ndryshimet kushtetuese. Hapi që bëri BDI-ja me dorëheqjet e ministrave është sinjal për Mickoskin, i cili duhet ta realizojë premtimin e dhënë publikisht.

 

“Është koha që Hristian Mickoski të dëshmojë nëse ka kapacitet për të qenë burrë shteti, nëse i intereson e ardhmja evropiane e vendit apo kujdeset vetëm për interesat e veta. Mickovski duhet ta shfrytëzojë rastin dhe të vendosë, të votojë për BE-në apo izolimin”, tha zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Tarvari, i ka cilësuar si lojëra fëmijërore dorëheqjet e ministrave dhe të funksionarëve të BDI-së. Taravari  thotë se ASH do të marrë vendime pas konsultimeve me organet e partisë, nëse do të qëndrojë në qeveri nëse VMRO-DPMNE do të votojë pro ndryshimeve kushtetuese.

 

“Realisht mua më duken shumë joserioze këto veprime të BDI-së duke marrë parasysh se në çfarë periudhe serioze po kalon Maqedonia e Veriut, në një periudhë shumë shumë të rëndësishme. Këto lojëra më duken shumë shumë fëmijërore”, tha Taravari.

VMRO-DPMNE: Jo dorheqje, vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Nga VMRO-DPMNE-ja thanë se dorëheqje duhet të japin edhe ministrat e Lidhjes Social-Demokrate të Kovaçevskit dhe vendi menjëherë të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Problem nuk është vetëm BDI-ja, por dorëheqje të parevokueshme të paraqesin edhe nga LSDM-ja dhe menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi gjithçka tjetër është humbje kohe. E kemi thënë, mirë është që BDI-ja është shprehur e gatshme të kalojë në opozitë prej nga do të përgjigjet për krimin e bërë”, ka deklaruar  zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski.

Nga VMRO-ja thanë se ndryshimet kushtetuese do të mbështeten vetëm nëse pranohet kushti i saj që ato të hyjnë në fuqi pas përfundimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian, apo paralelisht me anëtarësimin në BE.

A po taktizon BDI-ja?

Vendimin e BDI-së për dorëheqjen e ministrave analisti Albert Musliu nuk e sheh si taktikë politike, por si gatishmëri për të ndihmuar procesin eurointegrues të vendit.

“Nuk shoh taktizime nga BDI-ja, por shoh lëvizje nga kjo parti për të pamundësuar pretendimet me të cilat abuzon VMRO-ja në momentet kur për ndryshimet kushtetuese duan mbështetje edhe nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Këtu si të vetmen lojtare joracionale shoh opozitën, pasi kërkon gjëra që nuk janë të realizueshme”, thotë Musliu.

Për analistin, Vladimir Bozhinovski, kushti kryesor i VMRO-së nuk është që të dorëhiqen ministrat e BDI-së, por hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese pas përfundimit të bisedimeve me BE-në.

“Dorëheqjet që ofrohen nuk janë dorëheqje reale, andaj konsideroj se nuk janë objekt debati pasi ato nuk kanë të bëjnë me kompromisin”, thotë Bozhinovski. Daljen nga situata e krijuar, Bozhinovski e sheh përmes mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. /DW

Etiketa: BDIMaqedonia e Veriutministrat japin doreheqjet

Lajme të lidhura

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
Para
Marcelo dëmton rëndë rivalin, shpërthen në lot (VIDEO)

Marcelo dëmton rëndë rivalin, shpërthen në lot (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com