GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ministrave të Kosovës u refuzohet vizita në Serbi

14:05 - 27/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrave të Kosovës u refuzohet vizita në Serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet në Serbi kanë refuzuar kërkesën për vizitë dyditore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – që njihen ndryshe edhe si Lugina e Preshevës – katër ministrave të Qeverisë së Kosovës. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se kërkesa për vizitë u refuzua “pa asnjë arsyetim pak para nisjes” së delegacionit të Qeverisë së Kosovës.

“… ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në orën 07:13. Në përgjigjen negative të marrë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd, nuk shprehet asnjë arsye për refuzimin”, tha Aliu përmes një postimi në Facebook.

Në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – komuna në jug të Serbisë të banuara me shumicë shqiptare – ishte planifikuar që të qëndronte ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ai i Financave, Hekuran Murati, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ministri Aliu tha se gjatë kësaj vizite ata kishin paraparë që të qëndronin në tri komunat e banuara me shqiptarë dhe të takoheshin me krerët e komunave dhe përfaqësuesit e tjerë politikë të shqiptarëve në Serbi.

“Refuzimi i kërkesës është pengim i hapur për të ndihmuar qytetarët e diskriminuar shqiptarë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, tha ministri Aliu.

Refuzimi i kërkesës për vizitë në Serbi të delegacionit të ekzekutivit kosovar vjen pasi më 23 nëntor, Qeveria e Kosovës i refuzoi kërkesën për vizitë në Kosovë të shefit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Etiketa: ministrat e kosovesrefuzimi vizesSerbi

Lajme të lidhura

Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të marrë në pyetje Kurtin, kryeministri rrezikon…
Kosovë & Rajon

Ushtria serbe kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Provokim ndaj shtetit tonë

12:15 - 19/03/26
Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
Nuk pranojnë Newcastle, klubet e Premier League kërcënojnë me bojkot

Newcastle i bën lojtarit të Barcelonës ofertën ‘e frikshme’

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK i përgjigjet kritikave të Ramës: Vetëm 9.7 % e të paraburgosurve po hetohen nga ne!
Aktualitet

40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që po fundosin pushtetin lokal

14:17 - 19/03/26

Çdo katër vjet shqiptarët zgjedhin. Çdo ditë SPAK hap dosje. Nga 61 bashkitë e vendit, 40 kanë qenë ose janë...

Lexo më shumë
Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

13:48 - 19/03/26
Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

13:32 - 19/03/26
Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama

Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama

12:53 - 19/03/26
E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

12:43 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com