GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ministret s’i ndahen Karathanos, Albana i dhuron 1 milion euro koncesionarit për kite testimesh

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministret s’i ndahen Karathanos, Albana i dhuron 1 milion euro koncesionarit për kite testimesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondet për Shëndetësinë po qarkullojnë brenda një grupi të vogël biznesmenësh që kanë mbërthyer këtë sektor dhe këtu mund të jepet një arsye pse nuk kemi “shëndetësi falas”.  Në çdo institucion shëndetësor abuzohet me fondet dhe në fund investimet janë të pakta. Këto abuzime shtohen ndërsa Ministria e Shëndetësisë aprovon aferat me tenderët ku shpenzohen miliarda lekë.

Këtë herë ministrja Albana Koçiu i ka lënë dorë të lirë drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit te Gjakut, Irena SEFERI, që të zhvillojë tenderin me “Flamur të kuq”.  Më datë 28 shkurt 2024, Seferi ka njoftuar garën për tenderin me objekt  ‘Lot.1 “Kite, reagentë e aksesorë të tjerë të nevojshëm për testime në laboratorin e agjentëve infektivë’, për të cilin janë vënë në dispozicion 1 milion euro.

Sipas dokumenteve të tenderit do të blihen disa kite që përdoren për analiza dhe testime.

Edhe pse bëhet fjalë për një fond të madh që paguhet nga taksat e qytetarëve, Seferi dhe Koçiu kanë vazhduar procedurat e tenderit me një ofertë të vetme, të paraqitur nga firma Pegasus SHPK e Janis Karathanos. Në fakt, në këto raste ligji kërkon që tenderi të anulohet për shkak të mungesës së konkurrencës por plani i dy grave ishte ndryshe.

Me një ofertë sa 99% e fondit limit, Pegasus SHPK u shpall fituese e tenderit. Ndërkaq, Open Data Albania i ka vendosur “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Ky portal monitorues dhe mediat kanë ngritur zërin dhe kanë raportuar abuzimet përmes tenderave, por reflektimi është i vogël.

Fituesi Janis Karathanos është bashkëpunëtor i fortë i Ministrisë dhe prej vitesh dhe vazhdon të vjelë lekë nga shëndetësia.

Që në prill të vitit 2019, Karathano zotëron koncesionin për laboratorët në vend. Vlera e kontratës për koncesionin e laboratorëve është 13 miliardë lekë dhe afati i saj përfundon në vitin 2028. Koncesioni drejtohet nga “Labopharma” me seli në Tiranë, “Exalab” me seli në Francë dhe kompania guackë “AB Laboratory Solution” B.V e regjistruar në Hagë të Holandës, e cila është degëzim i firmës PEGASUS.

Në aferën e laboratorëve, Janis Karathano i firmës “Pegasus Sh.p.k”, dyshohet si falsifikator dokumentesh me të cilat ka përfituar i 114 milionë Euro, që është shifër 4 herë më e lartë se kostoja reale e shërbimit laboratorik. Ai është kallëzuar nga KLSH si pjesë grupit të implikuar në skandalin e koncesionit, por SPAK nuk e ka marrë as në pyetje.

Në raportin e KLSH, Janis Karathanos rezulton si mashtruesi që ka përdorur dokumente shtetërore private e preventivë fals, për të marrë koncesionin, duke bashkëpunuar me titullarët  dhe zyrtarët e autorizuar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Pavarësisht atij skandali, Karathanos vazhdon të marrë tenderë nga Koçiu njësoj siç përfitonte nga Manastirliu. Epo me sa duket Karathano i paska lidhjet edhe më lartë se ministret.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimalbana kociuIrena Seferijanis karathanokite per testekoncesionari i laboratorittender

Lajme të lidhura

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Para
Inagurimi i bazës në Kuçovë, Osmani: Kontribut për paqen në rajon

Kosova pret anëtarësimin në KiE, Osmani jep mesazhin për Asamblenë Parlamentare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës
Aktualitet

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26

Ka ndërruar jetë 18-vjeçari, që u përplas nga makina këtë mbrëmje në Bulgarec të Korçës. Ai fillimisht u plagos nga...

Lexo më shumë
Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

Rama brenda Kryeministrisë? Protestuesit rrethojnë godinën e ekzekutivit

21:50 - 07/10/26
Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata

Një vit pas vrasjes së Astrit Kalasë, drejtësia ende pa mburojë/ Magjistratët: Nuk kemi polici të posaçme në gjykata

21:34 - 07/10/26
E mitura ndërron jetë pasi u aksidentua me mjet bujqësor nga babai i saj

E mitura ndërron jetë pasi u aksidentua me mjet bujqësor nga babai i saj

21:19 - 07/10/26
Rivalët e ‘përjetshëm/ Ronaldo nderon Messin: Një histori që do të mbetet përgjithmonë!

Rivalët e ‘përjetshëm/ Ronaldo nderon Messin: Një histori që do të mbetet përgjithmonë!

21:14 - 07/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com