GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Miratimi i propozimit francez/ Tabaku: Pas 9 vite dështimesh, nuk ka më alibi për qeverinë shqiptare

15:07 - 16/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratimi i propozimit francez/ Tabaku: Pas 9 vite dështimesh, nuk ka më alibi për qeverinë shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me anë të një postimi në Facebook ka reaguar pas votimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Tabaku thotë se pas 9 vite dështimesh në procesin e integrimit, tashmë nuk ka më asnjë alibi për Shqipërinë. Sipas saj, qeveria shqiptare duhet të nisë nga puna për të ngritur struktura për t’u përballur me procesin dhe sfidat.

Ndër të tjera, deputetja thotë se çështja e integrimit europian duhet të kthehet në një prioritet kombëtar.

“Votimi i sotëm në Maqedoninë e Veriut i hap rrugë Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë!

Mbas 9 vitesh dështimesh në procesin e integrimit, pas ilariteteve të medaljeve për një proces që kish mbetur në vendnumëro prej qeverisë, pas serive të gjata me ankesa tanimë nuk ka më asnjë alibi për qeverinë Shqiptare. Duhet nisur nga puna për ngritjen e strukturave për tu përballur me procesin dhe sfidat.

Kjo do të thotë se qeveria duhet ta kthejë integrimin në prioritet kombëtar, duhet të përshtasë strukturën ekzistuese sipas metodologjisë së re duke u përshtatur me atë çka kërkohet.

Që do të thotë të mos sillemi si deri më tani, të mos shohim interesin politik të ditës; pushtetin e ditës; përfitimin e ditës; kontratën e ditës a koncesionin e radhës:

Të rinjtë po largohen masivisht; bizneset po mbyllen, mundësitë në tregje janë duke u ngushtuar, konkurenca e pandershme po largon sot trurin!

Pra, ky proçes ka nevojë dhe domosdoshmëri të përmbushen realisht kriteret. Tani jemi në provim dhe nuk mund të gënjejmë më askënd!

Hapja e konferencës të parë ndërqeveritare do të thotë një mundësi për të rritur kontrollin dhe monitorimin ndaj qeverisë.

Kjo është një tjetër rrugë për t’ia kthyer demokracinë qytetarëve, për të rikthyer zgjedhjet e lira e të ndërshme, balancën e pushteteve dhe t’i jepet zgjidhje reale problemeve qe ka sot Shqipëria e braktisur!

Fatkeqësisht na është paraqitur një Europë që nuk ka interesin e shqiptarëve kur në fakt ajo ka qenë këtu gjithë këto vite. Sa herë që Shqipëria ka pasur nevojë Europa ka qenë këtu, sot duhet të jetë Shqipëria gati për te nisur këtë rrugëtim!

Së fundi, një falenderim vëllazëror për Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që kanë kontribuar në këtë proces po aq sa kushdo e mbase edhe më shumë. Le ta përdorim integrimin si shpresë dhe mundësi për Shqipërinë! Ky është procesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve!”, është shprehur Tabaku.

 

Etiketa: BEpropozimi francezTabakuvendim

Lajme të lidhura

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues
Aktualitet

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Aktualitet

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26
‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm
Aktualitet

‘Nuk mbron Ballukun por veten’, Harxhi: Rama i frikësohet një grupi brenda PS, fundi i tij do jetë i dhimbshëm

09:34 - 13/03/26
Para
“Plehra”/ Autori i masakrës së Kartodromit sërish në telashe me drejtësinë, sherri me policët

“Plehra”/ Autori i masakrës së Kartodromit sërish në telashe me drejtësinë, sherri me policët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26

Një aksident i rëndë është regjistruar në minierën e bakrit në zonën e Spaçit, ku ka mbetur i plagosur një...

Lexo më shumë
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com