GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nafta në Shqipëri kushton 10.5% më shumë se mesatarja europiane

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konsumatorët shqiptarë e paguan karburantin 10.5% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Europian në vitin 2025. Të dhënat janë bërë publike nga Eurostat, i cili mat indeksin e nivelit të çmimeve sipas barazisë së fuqisë blerëse (Purchasing Power Parities – PPP).

Ky tregues krahason sa kushton e njëjta shportë mallrash dhe shërbimesh në vende të ndryshme, duke eliminuar efektin e kursit të këmbimit dhe diferencave në nivelin e të ardhurave.

Për Shqipërinë, indeksi për grupin “Karburante dhe lubrifikantë për mjetet private të transportit” ishte 110.5%, që do të thotë që për të blerë të njëjtën sasi karburanti, që një qytetari në BE do ti duheshin 100, një përdoruesi shqiptar të automjeteve do ti duheshin 110.5 euro.

Në terminologjinë e Eurostat, kjo kategori përfshin: benzinën, naftën, gazin për automjete (LPG/CNG), vajrat lubrifikues dhe produkte të ngjashme për mirëmbajtjen e automjeteve private.

Ndonëse Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Europës, në të ardhurat për frymë (43% e mesatares se BE) dhe konsumin individual sipas fuqisë blerëse  (48% e BE) duke lënë pas vetëm Bosnjë Hercegovinën, ata që kanë makina detyrohen të blejnë karburantin me çmime më të shtrenjta se shumë shtete më të zhvilluara.

Shqipëria renditet e pesta, sipas Eurostat, për çmimet e shtrenjta të karburanteve sipas fuqisë blerëse, pas Islandës (128.4%), Danimarkës (114.7), Holandës (114) dhe Zvicrës (113.7).

Nafta është shumë më e shtrenjte dhe se në rajon. Pas nesh renditet Serbia (96.1), Mali i Zi (85.6). Bosnjë Hercegovina është nga fundi i listës (76.3), së bashku me Maqedoninë e Veriut (72), me këtë të fundit, ku furnizohen një pjesë e mirë e shqiptarëve, që është e dyta më e lirë për karburantet në Europë, pas Turqisë (67.5). Mungojnë të dhënat për Kosovën.

Në krahasimin relativ me BE-në, Shqipëria është shtrenjtuar vazhdimisht. Çmimet e kapën mesataren e BE-së që në 2022-2023, u ngjitën në 106.6 në 2024-n, për të thelluar më tej diferencën në 2025-n.

Në pjesën e parë të 2026-s, diferenca mes çmimeve, sidomos me rajonin u thellua dhe më shumë, teksa vendet e tjera morën masa duke ulur barrën fiskale mbi karburantet, ndërsa qeveria shqiptare zbatoi një ulje të akcizës vetëm 5 ditë. Arsyeja kryesore e diferencës së çmimeve lidhet me nivelin e lartë të taksave që paguhen për një litër karburant, që në Shqipëri përbëjnë rreth gjysmën e çmimit ndërsa në vendet e tjera të rajonit, rreth 30-35%./Monitor

Etiketa: Kryesore1naftaShqiperi

Lajme të lidhura

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve
Aktualitet

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26
Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta
Aktualitet

Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

21:20 - 19/10/26
Para
Eurodeputetja thirrje Ramës: Dëgjoni kërkesat e protestuesve, korrupsioni mbetet një sfidë kryesore

Eurodeputetja thirrje Ramës: Dëgjoni kërkesat e protestuesve, korrupsioni mbetet një sfidë kryesore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com