GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Nagavci nga Suedia: Sivjet do të kemi abetaren e përbashkët

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Nagavci nga Suedia: Sivjet do të kemi abetaren e përbashkët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nw Kosovw, Arbërie Nagavci, po merr pjesë në Konferencën dyditore për mësuesit e gjuhës amtare “Gjuha amtare, dygjuhësia dhe integrimi” në Malmö të Suedisë.

Kjo konferencë ka për qëllim të mbajë gjallë frymën edukuese të mësuesve të gjuhës amtare dhe është organizuar nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare ”Iliria” në Suedi në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë ”Naim Frashëri” në Suedi, thuhet në njoftimin e MASHTI-t.

Në këtë Konferencë ku temë diskutimi është zgjerimi i njohurive mbi mësimdhënien dhe relacionin mes nxënësit-prindit-mësuesit, si dhe mes gjuhës shqipe-suedeze dhe ndonjë gjuhe tjetër, ministrja Nagavci theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për mësimin në gjuhën shqipe për fëmijët tanë, pa marrë parasysh ku ata rriten dhe veprojnë.

Pasi që theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare, Nagavci falënderoi mësimdhënësit e mësimit në gjuhën shqipe në Suedi, por edhe në vende të tjera, për përkushtimin dhe vendosmërinë që ta avancojnë mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë.

Ministrja përmendi faktin se Suedia e ka të rregulluar mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë brenda sistemit suedez të arsimit, por tha se ka hapësirë për punë edhe nga mësuesit, edhe nga institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë për mbështetje.

Duke folur për punën që është bërë në këtë drejtim, ministrja Nagavci përmendi faktin se tashmë kemi tekstin e parë “ Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, dedikuar fëmijëve të diasporës, ndërsa tha se sivjet do ta kemi edhe abetaren e përbashkët.

“Ne në Kosovë, por edhe në Shqipëri po punojmë në hartimin e teksteve mësimore për nivelet tjera të mësimit shqip në diasporë dhe synim i përbashkët duhet të jetë institucionalizimi i mësimit shqip në vendet ku jetojnë”.

Gjithashtu, ajo theksoi se janë miratuar dhe botuar libra për nxënësit e diasporës, por janë organizuar edhe shkolla verore, seminare, festivale për fëmijë të diasporës, organizime kulturore, e të tjera.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës jemi duke punuar për t’u dhënë më shumë rëndësi ideve dhe projekteve të mërgimtarëve, pasi që nevojat e diasporës kanë të bëjnë me ruajtjen e identitetit, shkollat në gjuhën shqipe dhe forcimi i kësaj lidhjeje ndërmjet nesh është prioritet”.

Në konferencë po marrin pjesë edhe Emil Lafe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Beqir Meta nga Instituti i Historisë në Tiranë, Entela Tabaku nga Universiteti i Uppsales, Nuhi Bajqinca nga Universiteti i Göteborgut dhe studiues e ekspertë të tjerë të gjuhës, kulturës dhe të arsimit.

Në Suedi, aktualisht janë afër 10 mijë nxënës shqiptarë, nga të cilët 6 mijë ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe, të integruar brenda sistemit suedez të arsimit./ Express

Etiketa: abetareSuedi

Lajme të lidhura

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar
Kosovë & Rajon

Osmani u bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës të votojnë Koalicionin Shqiptar

09:15 - 24/10/26
Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26
Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Para
Kompozitorja “shpërthen” ndaj gazetareve: Audienca s’bëhet duke thirrur tallavanë…

Kompozitorja “shpërthen” ndaj gazetareve: Audienca s’bëhet duke thirrur tallavanë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

E gjithë Shqipëria në mbështeje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja
Aktualitet

E gjithë Shqipëria në mbështeje të studentëve, Rama vazhdon të flasë për agjentuara të huaja

12:01 - 24/10/26

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë krimi i organizuar dhe “duar të huaja”,...

Lexo më shumë
12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas: Hetoni dhunën policore në Shqipëri

12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas: Hetoni dhunën policore në Shqipëri

11:42 - 24/10/26
Sot protestë kombëtare/ Policia bën postbllok pranë tunelit të Murrizit, kontrolle ndaj automjeteve në Rrugën e Arbrit

Sot protestë kombëtare/ Policia bën postbllok pranë tunelit të Murrizit, kontrolle ndaj automjeteve në Rrugën e Arbrit

11:35 - 24/10/26
Tabaku: Ligji i Investimeve Strategjike është ligji i qokave për miqtë e qeverisë

Tabaku thirrje qytetarëve: Sot në protestë, ky sistem do të rrëzohet nga qëndresa e njerëzve

11:34 - 24/10/26
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”

Qindra qytetarë nga qarku i Vlorës nisen drejt Tiranës në mbështetje të protestës studentore

11:19 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com