GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ndërtimet pa leje, Neni 589 i Kodit të ri Penal dënon punonjësit, nuk prek investitorin

16:20 - 05/08/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtimet pa leje, Neni 589 i Kodit të ri Penal dënon punonjësit, nuk prek investitorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inxhinierja Dëshira Mena, përfaqësuese e Unionit të Inxhinierëve Shqiptarë, ka ngritur shqetësime serioze mbi përmbajtjen dhe mënyrën e prezantimit të draftit të ri të Kodit Penal, gjatë një interviste në rubrikën “Opinion” në News24.

Sipas Menës, komuniteti i inxhinierëve dhe shoqëria civile janë përjashtuar nga diskutimet që në fillesat e këtij drafti. Ajo theksoi se publikimi i befasishëm i një dokumenti kaq të rëndësishëm, pa një proces gjithëpërfshirës dhe kohë të mjaftueshme për konsultim, është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i rrezikshëm.

“Drafti na erdhi si befasi. Edhe ne si grup interesi duhet të ishim përfshirë që në zanafillë të kësaj nisme. Koha për diskutim është tepër e kufizuar dhe kjo na lë jashtë çdo mundësie reale për të ndikuar në formësimin e ligjit,” deklaroi Mena.

Në veçanti, ajo denoncoi nenin 589 të draftit, që parashikon dënim me gjobë ose deri në tre vite burg për ata që “ofrojnë ndihmë në ndërtim të paligjshëm”, përfshirë inxhinierë, zbatues dhe punëtorë.

 

 

“Kjo dispozitë ndan në mënyrë të padrejtë përgjegjësitë dhe vendos individë pa tagër ligjor në pozita penale. Një inxhinier nuk ka autoritetin të verifikojë një leje ndërtimi – është një rol që i përket autoriteteve. Në këtë mënyrë, nga roja i derës te teknikët e thjeshtë, të gjithë futen në një thes e penalizohen, ndërkohë që investitori i vërtetë mund të jetë në Dubai duke pushuar,” shtoi ajo.

Mena e quajti këtë formulim një “diversion politik” që krijon iluzionin e zbatimit të ligjit, ndërkohë që ndëshkohen të pafajshmit. Ajo paralajmëroi se nëse neni mbetet në formën aktuale, rrezikon të përdoret për propagandë politike dhe për të shtuar pasigurinë në profesionet teknike.

Sipas saj, ndryshimet në Kodin Penal janë të nevojshme, por ato duhet të hartohen me kujdes dhe në konsultim me grupet e interesit, duke respektuar realitetin shqiptar dhe funksionimin e institucioneve.

“Nuk mund të rikthejmë frymën e kontrollit punëtor-fshatar të komunizmit. Ne duhet të ecim drejt një shteti ligjor, jo drejt një forme represioni të verbër,” përfundoi Mena.

Etiketa: ndertimet pa leje

Lajme të lidhura

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat
Aktualitet

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Para
Kodi i ri Penal ul dënimin e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Kodi i ri Penal ul dënimin e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…
Aktualitet

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

Në vitin 2025, numri i mjeteve në qarkullim në vend e kaloi për herë të parë shifrën e 1 milion...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:38 - 18/03/26
Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

Plagosi me thikë një person pas një konflikti, arrestohet 49-vjeçari në Berat

08:32 - 18/03/26
Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com