GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërtimi i gurores në Klos, banorët përplasen me “Gjoka Construction”: Duhen djegur me benzinë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndërtimi i gurores në Klos, banorët përplasen me “Gjoka Construction”: Duhen djegur me benzinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e ë Klos të Dibrës kundërshtojnë ndërtimin  e gurores që po bëhet për Rrugën e Arbrit, pasi  mendojnë që do të kishte pasoja fatale për shëndetin dhe prodhimet bujqësore e blegtorale të gjithë zonës.  Kompania “Gjoka Construction”, që po ndërton rrugën e Arbrit dhe pritet ta inaugurojë përfundimisht atë më 28 nëntor, por  sipas banorëve po bën manovra për të shfrytëzuar një hapësirë të konsiderueshme pyjore, rreth 250-300 metra pranë shtëpive të tyre, për gurore me afat 3-vjeçar.

Ata sot kanë dalë të protestojnë kundër këtyre punimeve dhe njëri prej tyre shprehet se, Këshilli Bashkiak tenton t’i bindë me premtime false, por që në këto kushte asgjë nuk vlen për negocim pasi bëhet fjalë për jetët e tyre dhe prodhimet, me të cilat mbajnë familjen. “Për mua nuk ka negociata fare. Asnjëri nuk ka pse rri këtu, të ngrihen dhe të ikin. Në asnjë mënyrë të mos lejohet që të preket qoftë edhe një gur i vetëm; Ku do të shkojmë ne, do të hamë pluhurin e gurores?; Këtu nuk duhet të bëhet, pikë. Këtu nuk duhet të lejohet asnjë gjë tjetër sepse këtu pallavrat i marrë era, çdo gjë që vendoset, vendoset në popull”, tha një banor.

Një tjetër banor thotë se, qeveria pretendon se po do sjellë të mira me këtë projekt por në fakt po dëmton zonën, madje do të zhduke fare bujqësinë.  Njëri prej tyre u shpreh se do të protestojnë dhe madje tha se ata që vazhdojnë punimet duhen djegur me benzinë. “Po bëjmë mbrapa, shkatërrim. Ky është shkatërrim territori, toke, mjedisi, prishje e klimës, atmosfera prishet komplet me dyoksid karboni. Nëse kjo gjë do të bëhet, në Dibër nuk do të ketë më as bujqësi”, u shpreh një banor tjetër. Këto janë legena, të gjithë do i djegim me benzinë. Të bëjnë provë dhe le të vijnë, nëse nuk ka shtet, këtu ka popull, këta janë maskarenj”, tha një banor i zonës.

Përfaqësues të “Gjoka Construction”, pretendojnë se faza e konsultimit publik është privuar nga pandemia, dhe se vetë kompania ka mbledhur më herët firmat e banorëve që janë pro, shumica e të cilëve sipas banorëve edhe janë punësuar nga kompania për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Por, nga ana tjetër banorët thonë se çdo gjë është manipuluar sepse,  kurrsesi asnjë banor nuk do firmoste për diçka që rrezikon jetët dhe prodhimtarit e tyre. Banorët kanë pasur disa herë ankesa për këtë kompani. Disa javë më parë ata treguan se, punimet jo cilësore të kësaj të fundit po rrezikojnë aktualisht jetën e tyre. Madje kanalet kulluese të papërfunduara mirë çojnë ujin tërësisht në banesat e tyre sa bie shi. Por, edhe kjo ankesë nuk është marrë parasysh nga qeveria.

Etiketa: kloskryesore2punimerruga e Arbrit

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Dj PM harron “martesën” me Sarën, puth një tjetër banore

Dj PM harron “martesën” me Sarën, puth një tjetër banore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com