GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia

14:07 - 11/02/26
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndryshon orari i derbit Partizani–Tirana në ‘Air Albania’, shkak bëhet Vllaznia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Derbi i shumëpritur i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet me një orar të ri. Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka bërë me dije se ndeshja e vlefshme për javën e 24-t të kampionatit “Abissnet Superiore” do të nisë në orën 16:30.

Takimi do të luhet të dielën, në stadiumin “Air Albania”, në një sfidë që pritet të tërheqë vëmendjen e madhe të tifozëve, si gjithmonë kur përballen dy rivalët historikë të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, ndryshimi i orarit është miratuar nga Komisioni i Ligave dhe Garave, duke bërë që derbi të spostohet në këtë fashë të re orare.

Mësohet se ky ndryshim është bërë për shkak të Vllaznisë.

Siç dihet klubi shkodran do të festojë ditën e dielë 107 vjetorin e themelimit. Kuqeblutë ishin parashikuar të luanin ditën e dielë ndaj Elbasanit në “Loro Boriçi” në orën 16:30, por pas kërkesës së shkodranëve kjo sfidë u vendos të luhej në orën 19:30, pasi do të mbahet një ceremoni festimev për ditën e themelimit të klubit.

Për shkak të përplasjeve në orar mes këtyre sfidave, tashmë është spostuar derbi dhe do të luhet në orën 16:30, ditën e dielë në “Air Albania”, duel ky i vlefshëm për javën e 24-të të kampionatit.

Partizani dhe Tirana vijnë në këtë përballje me objektiva të qartë në kampionat, ndërsa derbi shpeshherë ka treguar se renditja dhe forma momentale kanë pak rëndësi kur bëhet fjalë për një ndeshje me kaq rivalitet dhe histori. Atmosfera në “Air Albania” pritet të jetë elektrizuese, me një stadium që mund të mbushet plot për një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.

Etiketa: Derbiorar

Lajme të lidhura

Ilir Daja e la në stol te Dinamo! Sylvinho befason me vendimin, e nxjerr në stërvitje me kuqezinjtë
Sport

Ilir Daja e la në stol te Dinamo! Sylvinho befason me vendimin, e nxjerr në stërvitje me kuqezinjtë

14:58 - 24/03/26
FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë
Sport

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë

14:15 - 24/03/26
Final Four/ Arbitri i famshëm anglez, Taylor gjykon sfidën e titullit kampion në Tiranë
Sport

Gjyqtari i Premier League do të gjykojë kuqezinjtë në Poloni, zyrtarizohet edhe arbitri i Kosovës

10:51 - 24/03/26
Para
Gjyqi, Veliaj sulmon në seancë prokurorin e SPAK: E ke personale me mua

Kërkesë padia e Veliajt për prokurorin Ols Dado, ja kur do të mbahet seanca përgatitore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ilir Daja e la në stol te Dinamo! Sylvinho befason me vendimin, e nxjerr në stërvitje me kuqezinjtë
Sport

Ilir Daja e la në stol te Dinamo! Sylvinho befason me vendimin, e nxjerr në stërvitje me kuqezinjtë

14:58 - 24/03/26

Florenc Farruku ishte surpriza e Sylvinhos në këtë grumbullim ku kombëtarja shqiptare e futbollit po stërvitet intensivisht për ndeshjen me...

Lexo më shumë
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA

Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë

14:35 - 24/03/26
FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë

FSHF ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri në Varshavë

14:15 - 24/03/26
“Meta pa ujë në burg”, Berisha: Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet!

“Meta pa ujë në burg”, Berisha: Rama çon kriminelët e tij për t’i shpuar shishet!

13:42 - 24/03/26
Berisha: 410 mln Euro naftë kontrabandë shkojnë te familja e Ramës, njeriu që gjobit pa shpirt popullin e tij

Berisha: 410 mln Euro naftë kontrabandë shkojnë te familja e Ramës, njeriu që gjobit pa shpirt popullin e tij

13:22 - 24/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com