GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Në plan kishim vrasjen e…’/ Dëshmia e Nuredin Dumanit për krimin e rëndë: Do merrnim 35 mijë euro

12:29 - 20/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në plan kishim vrasjen e…’/ Dëshmia e Nuredin Dumanit për krimin e rëndë: Do merrnim 35 mijë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po zhvillohet sot seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.

Ashtu si në gjyqin e fundit, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar dëshminë e tij, duke zbuluar detaje nga disa nga ngjarjet kriminale më të rënda në vend.

Dumani i është përgjigjur sot pyetjeve të avokates së Altin Ndocit, një prej të akuzuarve për vrasjen e Dorian Shkozës. Për këtë ngjarje, Dumani ka deklaruar se bashkëpunëtorë ishin Henrik Hoxhaj, Asllan Plaku dhe Klevis Alla, duke shtuar se do paguheshin me 35 mijë euro

Pjesë nga seanca:

Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?

 

Dumani: Jam takuar në 30 dhjetor 19, por më kishte folur Festim Qoli për të. Më ka folur kur kam dalë nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura. Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë. Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.

Avokatja: Ku e takove Herikun

Dumani: Njëherë e kam takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Atje vetëm jemi përshëndetur. Herën e dytë e takova tek hotel “Diplomat”. Kemi bërë muhabete me Festën dhe Henrikun. Diskutuam për atentatet që do bënin.

 

Avokatja: Sa qëndruat aty?

Dumani: E morëm Henrikun në bllok dhe shkuam tek “Diplomati”. Pastaj shkuam tek një dyqan afër “Taivanit” ku blemë një telefon të enkriptuar. Në plan kishim vrasjen e Dorian Shkozës.

Avokatja: Ti çfarë pseudonimi mbaje Në “Sky” për kohën?

Dumani: Covid19.

Avokatja: I the Henrikut kë do vrisnit?

Dumani: Jo, i thashë vetëm që për ketë do marrësh 35 mijë euro.

 

Avokatja: Kush u përshi tjetër në këtë vrasje.

 

Dumani: Kevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi ishte informator. Ditën e ngjarjes, ishte Covid, Klevisi erdhi tek shtëpia ime.

 

Avokatja: Çfarë beri atë ditë?

 

Dumani: Klevisi do sillte makinë dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina.

Avokatja: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?

Dumani: Nuk më kujtohet.

Avokatja: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?

Dumani: Jo, nuk kam pasur.

Avokatja: Po konflikt fizik?

Dumani: Asnjëherë.

Avokatja: Kur vendose ta vrisje?

Dumani: Kur kam foli me Erion Alibeajn.

Avokatja: A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinë?

Dumani: Asnjëherë.

Etiketa: Altin DumaniDëshmi

Lajme të lidhura

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
GJKKO e la në burg, Veliaj sulmon nga qelia prokurorin: Si ma kurdisi paçavuren për të më arrestuar

Rëndohet situata për Erion Veliaj, i komunikohet edhe një akuzë e re nga SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste të lashtë
Aktualitet

Sot festohet “Dita e Verës”! Historia dhe traditat e 14 Marsit, festa e lashtë pagane

08:12 - 14/03/26

Sot festohet Dita e Verës. E quajtur ndryshe si dita e largimit të dimrit, kjo festë ka krijuar tashmë traditën...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 14/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

07:55 - 14/03/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 14 Mars 2026

07:45 - 14/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com