GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga Amant Josifi e Olsi Rama te dosja e Kukësit, Berisha numëron dosjet që Dumani i mbylli Ramës

19:32 - 25/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjimet e “SKY ECC”/ Një grup avokatësh kërkojnë paligjshmërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar kreun e SPAK, Altin Dumanin, si njeriun më të korruptuar të Shqipërisë, pas Edi Ramës. Berisha tha se Dumani ka mbuluar skandalin Amant Josifi-Olsi Rama.

Në fjalën e mbajtur para mbështetësve të tij, Berisha tha se Edi Rama ka korruptuar në çdo qelizë Altin Dumanin.

“Për ata të cilët kanë ndonjë skepticizëm apo ndonjë mendim ndryshe për Damanin e Partisë, u them të ktheheni në kohë, kur opozita kërkonte sekuestrimin e Sharrës dhe djegësit të Tiranës si vepër krimi.

Altin Dumani, sikur të ishte Erion Veliaj apo Lefter Koka, na përgjigjej se nuk e sekuestrojmë dot se shkojmë në arbitrazh.

A është ky prokurori apo avokati i krimeve të Edi Ramës, gjykojeni vetë.

Më vonë, me porosi familjare të Edi Ramës, shkëput nga dosja e vjedhjes së shekullit fashikullin e Arben Ahmetajt, e heton vetë, e njofton pesë ditë para se të kërkohej në parlament arrestin.

Në atë fashikull përmendej 13 herë emri i Erion Veliajt, e megjithatë në atë fashikull nuk hetohej procedura, sepse procedura ka firmën e zezë të Edi Ramës.
Edi Rama është fajtori numër 1.

Çfarë ndodh me avokatin e krimit qeveritar, Altin Dumani?

I them këto për ata të cilët përsëri kërkojnë ta paraqesin si ndryshe.

U them atyre se ky është pas Edi Ramës, njeriu më i korruptuar i Shqipërisë.

A e dini ju se në qindra faqe dosje të Bashkisë së Tiranës, emri i Erion Veliajt nuk përmendet njëherë të vetme.

Sepse Altin Dumani zbaton vetëm porositë e Edi Ramës, vetëm porositë e Edi Ramës”, tha Berisha.

Në vijim të akuzave, Berisha ngriti pyetjen se çfarë ka bërë Altin Dumani, kreu i SPAK, për të arrestuar Amant Josifin?

“A mund të thoni ju çfarë bëri Dumani për të arrestuar Amant Josifin? Asgjë, asnjë urdhër arresti. Përkundrazi, e përcolli Olsi në Dubai.

Dhe kur opozita ngriti zërin, denonconte Dumanër, Ramën me shokë, Dumani përgjigjej: Kemi probleme me Dumanin.

Ky avokat i krimeve të klanit më të rrezikshëm në Europë, klanit Rama.

Një prokuror i ndershëm, i guximshëm, regjistroi në kohë elektorale dhe doli se Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu, shefa policie, deputetë etj, vepronin së bashku si organizatë e shëmtuar kriminale kundër vullnetit të qytetarëve.

Blinin vota, terrorizonin me banda qytetarët.

Sa vite kanë dosjet 184 dhe 339? Çfarë bëri Dumani me Dumanët e tij? Asgjë, asgjë, bëri avokatin e krimit elektoral më të shëmtuar në Shqipëri.

Atëherë miqtë e mi, ç’përfaqëson Dumani? A përfaqëson ai krimin e Edi Ramës?

A nuk është ai një protagonist i shëmtuar i krimit elektoral.

Një natë, unë u thashë, ua shpjegova, një oficer i guximshëm i Shërbimit Informativ Kombëtar, me bashkëpunëtorët e tij, regjistruan zyrtarë dhe qeveritarë në Kukës, teksa ndanin për qëllime elektorale 1 milionë euro.

Regjistruan zëra kriminelësh që kërkonin armë për të likuiduar kandidatin e opozitës.

Dumani i krimit fle mbi këtë dosje dhe ka fytyrë të zotohet se ne jemi të paanshëm, se ne jemi të pavarur.

Pavarësia jote është varësi fund e krye ndaj krimit dhe ti do përgjigjesh gjithë jetën tënde për këto qëndrime”, tha Berisha.

Etiketa: akuzaberishaDumaniKryesore1

Lajme të lidhura

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë
Breaking Views

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë

12:55 - 15/03/26
“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit
Breaking Views

“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

12:30 - 15/03/26
Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan
Breaking Views

Rama sulmon ashpër Drejtësinë: Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan

10:42 - 15/03/26
Para
NCA arreston 24-vjeçarin shqiptar, koka e trafikut të njerëzve në Britaninë e Madhe

NCA arreston 24-vjeçarin shqiptar, koka e trafikut të njerëzve në Britaninë e Madhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë
Breaking Views

Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë

12:55 - 15/03/26

Zgjedhjet për Kryetarin e Degës së PD Vlorë, procesi nis i qetë. Sot, më 15 mars, pranë Degës së Partisë...

Lexo më shumë
“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

“Gjuhë seksiste”/ IDC-CDI: Dënojmë deklaratën e Taulant Ballës ndaj Albana Vokshit

12:30 - 15/03/26
Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

Legjionarët/ Armando Broja rikthehet në fushë, Ernest Muçi shkëlqen

12:15 - 15/03/26
Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

Supergoli nga 70 metra, Gyler bën shaka: Mos e provoni këtë në shtëpi (VIDEO)

11:53 - 15/03/26
“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

“Torneremo da te, Albania ale”, mesfushori i Lecces, Ramadani rrëfen karrierën e tij

11:44 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com