GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Nis grumbullimi i tifozëve, shiten 10 mijë bileta në ‘Air Albania’ për ndeshjen Partizani – Tirana

18:45 - 21/09/24
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis grumbullimi i tifozëve, shiten 10 mijë bileta në ‘Air Albania’ për ndeshjen Partizani – Tirana
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani dhe Tirana përballen sot në orën 20:00 në “Air Albania” për derbin numër 175 mes tyre në histori. Pak orë para sfidës më të ‘luftuar’ në Shqipëri, bëhet me dije se janë afro 10 mijë bileta të shitura, ndërkohë që tifozët e kanë lënë blerjen edhe në çastet e fundit.

Grumbullimi i të dyja grupeve të tifozerisë ka filluar dhe pritet nisja e tyre për në stadium, gjë që do bëhet në mënyrë të organizuar dhe të shoqëruar nga policia, për të shmangur çdo përplasje apo incident.

Policia ka marrë edhe masat e duhura duke bllokuar rrugët, për të bërë sa më të lehtë kalimin e tifozëve për në “Air Albania”. Mësohet se tifo-grupi i Tiranës, “Fanatics” kanë blerë 4 mijë biletat pas portës ku do vendosen, çka pritet që atmosfera mes tyre dhe “Guerrils” të jetë e zjarrtë.

Pas pesë javëve të këtij sezoni, Partizani me tetë pikë mban vendin e katërt, ndërsa Tirana me pesë pikë vendin e shtatë. Bardheblutë e Bledi Shkëmbit nuk e kanë shijuar ende fitoren këtë sezon, ndërsa të dy stolat janë të rinj.

Te Partizani trajner është serbi Aleksandër Veselinovic, që ka vetëm pak javë në drejtim të skuadrës. Për shumë nga futbollistët ky do jetë derbi i parë, me Tiranën që ka bërë shumë ndryshime në organikë.

HISTORIA E DERBIT

Takimi i parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947.  “Demat e Kuq” fitonin 8-0, duke sigluar kështu edhe fitoren më të thellë derimë tani në derbi. 38 vite më vonë, më 22 shtator 1985, Tirana do t’i kthente reston Partizanit, të cilin e mundi 7-3.

Rezultati më i thellë i sezoneve të fundit është ai i vitit 2020, kur bardheblutë fitonin me shifrat 5-1, si shpagim për mbi pesë vite pa fituar në duelet me Partizanin. 174 takime janë luajtur deri tani mes Partizanit dhe Tiranës në periudhën 1947-2024 në të gjitha kompeticionet; Kupë dhe kampionat. Partizani ka fituar më shumë sesa Tirana në derbi, plot 73 ndeshje.

Bardheblutë numërojnë 47 fitore, ndërkohë që 54 ndeshje të tjera janë mbyllur në barazim. 236 gola ka shënuar skuadra e kuqe, përkundrejt 188 të bardhebluve. Golat e fundit në derbi për Partizanin janë shënuar nga Gueye Maguette me dopietë me një dopietë.

Në anën tjetër shënonte Kristal Abazaj, por nuk mjaftonte. Të dy lojtarët nuk janë më pjesë e klubeve, teksa ddeshja e 28 prillit përfundoi me shifrat 1-2 për Partizanin, që nuk humbet prej shtatë derbesh radhazi.

Partizani nuk humbet në derbi që nga dhjetori i vitit 2022, kur i mposhte Xhixha me një paraqitje fantastike dhe dopietë. Më pas, në shtatë ndeshje gjithçka ka folur për Partizanin.

gijotina.com/

Etiketa: Derbi Partizani-Tirana

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
PD u bën thirrje pensionistëve të dalin në protestë ndaj lëmoshës tallëse 25 lekë/ditë

PD u bën thirrje pensionistëve të dalin në protestë ndaj lëmoshës tallëse 25 lekë/ditë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com