GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Një grua e rrallë”, Reshat Arbana humbet bashkëshorten/ Mesazhet prekëse

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Një grua e rrallë”, Reshat Arbana humbet bashkëshorten/ Mesazhet prekëse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Reshat Arbana, një nga ikonat e kinematografisë shqiptare, ka humbur sot njeriun e dashur, ndoshta gjysmën e tij më të mirë, bashkëshorten, Afërditën.

Lajmi i trishtë fillimisht u njoftua nga Shkëlqim Hajdari, mik prej më shumë se 3 dekadash i familjes.

“Është ndarë nga kjo shtëpi “Lisi”, dera, tavolina, pasqyra, dritarja, çatia, kasaforta, mirësia e Reshat Arbanës që është bashkëshortja e tij Drita dhe zemra e familjes dhe e te gjithë neve, miqve të kësaj shtepie. Teta Drita është ndarë sot nga kjo botë pas një sëmundje të rëndë. Deri sa ish pa rënduar gjendja e saj shëndetësore, jemi takuar, kemi ndejtur, folur e qeshur pa i rënë në sy. Por, në ditët e fundit, nuk gjenim forcën ta takonim as unë, as Mira e as fëmijët e mij, sepse e kemi dashur shumë fort Dritën”, shkruan Hajdari në faqen e tij në rrjetin social.

Publicisti nga Kosova Agim Sylejmani po ashtu ka ndarë dhimbjen e tij për humbjen e Dritës, siç ai e quan një grua e rrallë dhe bujare.

“Na njoftuan se qenka ndarë nga jeta një grua e mirë, e mrekullueshme, një grua bujare e fisnike, një grua mikpritëse që vetëm nëpër gojëdhëna na ka rënë ta dëgjojmë, Afërdita Arbana, apo siç e thërrisnin shkurt Drita, bashkëshortja e artistit të madh Reshat Arbana.

Gjithmonë na priti e na përcolli e qeshur, siç dinte vetëm ajo. Buzëqeshjen e saj do ta ruajmë si një thesar të çmuar në kujtimet tona. Ajo më qepi shenjat e UÇK-së në uniformën që vesha në pranverë të vitit 1999 dhe më përcolli sikur djalin e saj derisa humba në rrugicën e shtëpisë së tyre. Të gjitha këto do i ruaj në thesarin e kujtimeve më të mira të jetës sime”, shkruan ndër të tjera Sylejmani.

Etiketa: bashkeshortedritareshat arbana

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
Masakruan me thikë 73-vjeçarin grek, ja si u zbuluan dy shqiptarët

Masakruan me thikë 73-vjeçarin grek, ja si u zbuluan dy shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com