GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

OSHEE nuk ndal borxhet, merr 30 mln euro kredi nga dy banka në vend

15:00 - 05/12/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
OSHEE njofton për shkëputje të energjisë për disa zona në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vazhdon të thellojë krizën financiare në të cilën ndodhet. Në një vendim të Këshillit të ministrave bëhet me dije se,  OSHEE ka marrë 2 kredi të reja, në shumën totale prej 30 milionë euro, që parashikohet të shkojnë për për financimin e kapitalit punues, në kuadër të nevojave për import të energjisë.

Në mbledhjen e fundit të zhvilluar Këshilli i Ministrave ka miratuar garancinë shtetërore në favor të 2 bankave për kontratën e  kredisë të nënshkruar mes tyre dhe Furnizuesit të Shërbimit Universal, që është kompania që menaxhon procedurat e blerjes së energjisë, si dhe me OSHEE Group. Kredia e parë është nga Banka Amerikane e Investimeve, në shumën e 10 milionë eurove, ndërkohë që 20 milionë euro të tjera janë marrë nga Banka OTP Albania.

Kujtojmë se, këto nuk janë kreditë e para, që janë marrë Brenda një periudhë të shkurtër kohore për sistemin energjetik në vend.  Para pak javësh u nënshkrua marrëveshja e huasë prej 50 mln euro, që do të përdoret për funksionimin e bursës së energjisë, si dhe konsolidimin e kompanive të krijuara nga ndarja e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Ndërkohë që, gjatë muajit tetor, ishte Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që mori një hua prej 70 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që do të shkojë për financimin e projektit për reagimin ndaj krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Ky financim përbën një detyrim të drejtpërdrejtë për OSHEE-në, kundrejt BERZH-it, por në rast të pamundësisë për të shlyer detyrimet nga OSHEE-ja, detyrimet e kredisë do të duhet të paguhen nga buxheti i shtetit, mbështetur në marrëveshjen e nënshkruar të garancisë.

Etiketa: borxhekredikryesore2OSHEEE

Lajme të lidhura

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi
Breaking Views

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank
Breaking Views

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26
Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës
Breaking Views

Rritje historike e çmimeve të perimeve në Tiranë, domatet dhe kastravecat +20% brenda ditës

18:18 - 06/04/26
Para
I maskuar prapa pemës, si autori nxori nga qesja armën dhe qëlloi pas shpine ish-deputetin

I maskuar prapa pemës, si autori nxori nga qesja armën dhe qëlloi pas shpine ish-deputetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

Astronautët në bordin e misionit Artemis II të NASA-s udhëtuan më larg nga Toka se çdo njeri në histori, pasi...

Lexo më shumë
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com