GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Osmani: Me armatimet nga Kina dhe Rusia, Vuçiç po vazhdon me mendësinë Millosheviç

16:43 - 14/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Osmani letër presidentit Biden: Është momenti që Kosova të anëtarësohet në NATO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se lideri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po vazhdon me mendësinë e ish-presidentit të Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq.

Duke komentuar deklaratat e Vuçiçit, i cili ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, presidentja e Kosovës tha se nuk befasohet nga “gjuha e ministrit të Millosheviqit”.

“Aleksandar Vuçiç ka qenë ministër i propagandës gjatë luftërave në ish-Jugosllavi, të shkaktuara nga ish-shefat e tij dhe për fat të keq edhe tani edhe në vitin 2022 po e dëshmon logjikën e njëjtë të shekullit të kaluar. Akoma nuk e ka dënuar asnjë nga krimet e regjimit të Millosheviçit”.

“Përkundrazi, vazhdon të glorifikojë Millosheviqin dhe ta shfajësojë atë për krimet e kryera në Kosovë. Akoma nuk i ka vendosur para drejtësisë kryerësit e krimeve dhe masakrave të shumta, përfshirë gjenocidit ndaj popullatës së pafajshme civile në Republikën e Kosovës”, tha Osmani gjatë një konference për media në Mitrovicë më 14 prill pasi u takua me kryetarin e këtij qyteti, Bedri Hamza.

Vuçiç më 13 prill, duke folur për deklaratat Kurtit dhe Gjukanoviçit, që kanë kritikuar Serbinë për blerje të armatimit nga Kina, tha:

“Unë më me dëshirë do të isha gjithmonë një ujk i vetmuar sesa një hienë e paturpshme dhe e pamoralshme… Është edhe më keq të jesh mizë që sillet rreth hienës dhe pret t’i sillet një pre, siç janë Kurti dhe Gjukanoviç”.

Kurti deklaroi më 13 prill se Serbia me blerjen e armatimeve po tenton ta forcojë veten, sepse sipas tij, “ndoshta mund të ngelet e vetmuar”.

Ndërkaq, Gjukanoviq tha se Serbia po vazhdon të blejë armë nga “armiq të dukshëm të Europës dhe NATO-s”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se armatosja e Serbisë nga Kina, por dhe Rusia në dekadën e fundit, tregon se Beogradi nuk është “i interesuar për stabilitet dhe paqe” në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Armatimi i Serbisë nuk po ndodh vetëm tani. Tani ka marr përmasa edhe shqetësuese, por siç e dini, në raport me Rusinë dhe Kinën, ata janë duke e rritur armatimin e tyre, minimum në dhjetë vjetët e fundit dhe kjo tregon që Serbia nuk është e interesuar për paqe dhe stabilitet në rajonin tonë, por tregon se akoma dëshiron të shkaktojë destabilitet, edhe e ndikuar nga Rusia, satelit i së cilës Serbia është”, tha Osmani.

Sipas presidentes së Kosovës, Serbia vetëm deklaron se është për rrugën europiane, por sipas saj, ky shtet është në “rrugën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit”

Në ditët e fundit, në Serbi arritën sisteme kundërajrore kineze, FK-3. Sisteme të tilla janë të ngjashme me sistemin rus S-300, apo atë amerikan, Patriot.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se blerja e sistemeve të tilla është “legjitime, plotësisht e rregullt dhe transparente”.

Si Brukseli, ashtu edhe Uashingtoni, kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin e tyre për blerjet e armëve nga ana e Serbisë në Rusi dhe Kinë, sepse Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në BE, pritet të harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me bllokun europian.

Po ashtu, qeveria gjermane, pas lajmit të arritjen e armatimit nga Kina, i bëri thirrje Serbisë që të përshtatë politikën e jashtme dhe të sigurisë me Bashkimin Europian./REL

Etiketa: armatosetnuk do paqeSerbiaVjosa Osmani

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
Gjekmarkaj letër Ramës dhe Nanos: Në Lezhë po vidhen pulat

“Nuk shkoj në mbledhjen e Grupit të PD”, Gjekmarkaj: S’jam deputet i Berishës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com