Ka nisur në Gjykatën në Kushtetuese seanca për ligjin e Teatrit Kombëtar. Padia në Kushtetuese u bë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në vitin 2019, i cili kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë.
Mesohet se, Bledar Dervishaj, Këshilltar i Presidentit deklaroi se është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të marrë provat shtesë, rreth 19 të tilla, duke theksuar se pa u marrë këto prova nuk bëhet hetim gjyqësor thelbësor.