GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Paditen prodhuesit e vaksinave anti-COVID

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Paditen prodhuesit e vaksinave anti-COVID
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gati 200 padi janë ngritur në Gjermani kundër prodhuesve të vaksinave, për dëme të supozuara nga vaksinat. Paditësit pohojnë se janë dëmtuar dhe kanë pasoja nga vaksinimi.

Në të gjithë Gjermaninë, sipas avokatëve, janë ngritur të paktën 185 padi civile për shkak të dyshimeve për dëme nga vaksinimi kundër virusit korona.

Dy zyra ligjore në Düsseldorf dhe Wiesbaden, sipas deklaratave të tyre, përfaqësojnë 135 dhe 50 nga këto raste. Janë ngritur padi kundër katër prodhuesve kryesorë të vaksinave kundër virusit korona: BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Gjyqi i parë pritet të nisë më 28 prill në Gjykatën e Frankfurtit. Prodhuesi i vaksinave BioNTech nga qyteti Mainz do të jetë në bankën e të akuzuarve. Paditësja është një grua që pretendon se ka pësuar dëmtime në zemër si pasojë e vaksinimit kundër Covid-19.

Gruaja, e cila, sipas avokatit të saj, është vetë profesioniste e mjekësisë, dëshiron të mbetet anonime. Çdo kërkesë do të trajtohet individualisht ose do të ketë ndonjë marrëveshje jashtë gjyqit.

 

SHKRIMI I PLOTË I DW

Në të gjithë Gjermaninë, sipas avokatëve, janë ngritur të paktën 185 padi civile për shkak të dyshimeve për dëme nga vaksinimi kundër virusit korona. Dy zyra ligjore në Düsseldorf dhe Wiesbaden, sipas deklaratave të tyre, përfaqësojnë 135 dhe 50 nga këto raste. Janë ngritur padi kundër katër prodhuesve kryesorë të vaksinave kundër virusit korona: BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Gjyqi i parë pritet të nisë më 28 prill në Gjykatën e Frankfurtit. Prodhuesi i vaksinave BioNTech nga qyteti Mainz do të jetë në bankën e të akuzuarve. Paditësja është një grua që pretendon se ka pësuar dëmtime në zemër si pasojë e vaksinimit kundër Covid-19. Gruaja, e cila, sipas avokatit të saj, është vetë profesioniste e mjekësisë, dëshiron të mbetet anonime. Çdo kërkesë do të trajtohet individualisht ose do të ketë ndonjë marrëveshje jashtë gjyqit.

Problemi kryesor – lidhja midis vaksinimit dhe dëmtimit

Sipas mendimit të avokatëve dhe mjekëve, kjo çështje do të vendoset përfundimisht nga ekspertët. Firma ligjore nga Düseldorfi, siç u tha, ka pasur rreth 3000 kërkesa për padi. Këto kërkesa kanë rezultuar me 135 padi, sepse jo të gjithë kanë pasur dëshmi të mjaftueshme për hapjen e rasteve. Ndërsa zyra ligjore nga Wiesbaden thotë se kanë pasur 850 persona që kanë kërkuar hapjen e rasteve, nga këto kanë bërë 50 padi. Edhe kjo zyrë ka hedhur poshtë qindra kërkesa, për të cilat mendohet se janë të pabaza. Sipas njohësve të kësaj fushe, këto dy zyra të avokatëve përfaqësojnë shumicën e rasteve të ngjashme. Një çështje kyçe në të gjitha këto padi është çështja e shkakut të dëmeve shëndetësore dhe dëshmisë, nëse këto dëme kanë lidhje me vaksinat.

Në parim, të njëjtat rregulla përgjegjësie zbatohen për vaksinat kundër virusit korona sikundër edhe për ilaçet e tjera, sipas Ligjit të Barnave ose Ligjit të Përgjegjësisë ndaj Produkteve. Prodhuesi mund të mbahet përgjegjës nëse ka ndonjë gabim në prodhim. Por nëse ka pasur një gabim në administrimin e ilaçit, atëherë përgjegjësia është e personit që ka kryer vaksinimin. Avokati i Düsseldorfit, Tobias Ulbrich pret një “betejë të ekspertëve të fushës juridike” – ku duhet të dëshmohet se ku qëndron problemi, kuptohet nëse gjykatat nuk marrin menjëherë ndonjë “gjykim që do të frikësonte” paditësit e tjerë për të ndjekur këto çështje, tha ai për agjencinë e lajmeve dpa.

BioNTech: Çdo rast duhet të trajtohet me kujdes

Kompania BioNTech thekson se “deri më tani, në asnjë nga rastet e ekzaminuara nga BioNTech nuk është provuar një lidhje shkakësore midis dëmtimit të përshkruar shëndetësor dhe vaksinimit”. “Ne e marrim përgjegjësinë tonë si prodhues vaksinash shumë seriozisht”, tha zëdhënësja e kompanisë.

BioNTech, siç shpjegoi ajo, po trajton me kujdes çdo rast në të cilin janë ngritur padi kundër kësaj kompanie. Megjithatë, është parakusht që avokatët të dorëzojnë dokumente të mjaftueshme për të dëshmuar këtë ndërlidhje. “Kur vlerësojmë një rast, ne mund të mbështetemi vetëm në faktet mjekësore për të gjykuar nëse ka apo jo një lidhje shkakësore. Fatkeqësisht, këtu shpesh mungojnë dokumentet.”

Etiketa: Gjermanikomplikime me shendetinpadiVaksinat anti-COVID

Lajme të lidhura

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi
Aktualitet

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre
Aktualitet

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26
Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë
Aktualitet

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Para
Shkëlqyen në çerekfinale, UEFA shpall më të mirët e javës

Shkëlqyen në çerekfinale, UEFA shpall më të mirët e javës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi
Aktualitet

Edhe sot protestë kombëtare/ Nis mbledhja e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, valëviten flamujt kuqezi

11:20 - 29/11/26

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në kuadër të protestës së radhës kombëtare të paralajmëruar për...

Lexo më shumë
Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

Eksploziv lokalit në Fier/ Pronari: Nuk kam konflikte me askënd, do ketë qenë gabim shënjestre

11:13 - 29/11/26
Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com