GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pandemia pllakosi botën, Shqipëria e para në shitjen e tekstileve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Të ardhurat për frymë janë rritur, por janë 20% më pak se në vitin 2020
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pavarësisht se viti 2020 ishte pandemik dhe çdo biznes ishte i mbyllur, në Shqipëri situata duket se ka qenë krejt normale për sa i përket blerjes së veshjeve dhe këpucëve. Sipas institucionit europian të statistikave, shpenzimet nominale për frymë për kategorinë veshje e këpucë, të matura në euro, (sipas barazisë së fuqisë blerëse) ishin 151 euro në vitin 2020, duke arritur nivelin më të lartë që nga 2011-a, kur raportohen të dhënat. Në raport me vitin e mëparshëm, ky shpenzim u rrit me 9.4%.

Ndryshe ka ndodhur në shtetet e tjera të rajonit dhe madje edhe të Europës, që duke qenë pothuajse të mbyllur gati gjithë vitin, nuk kanë menduar shumë që të ndryshojnë gardërobën e tyre. Vetëm në Spanjë, shpenzimet për veshje u rritën lehtë me 0.6%, ndërsa në gjithë vendet e tjera kjo tendencë është në rënie, më e fortë në Turqi dhe në Maltë (përkatëisht -47% dhe -53%).

Në vlerë nominale, shqiptarët shpenzojnë më pak për veshje, por kjo është e kushtëzuar nga të ardhurat totale të tyre, ndërsa në raport me shpenzimet totale, pesha është 5.2%, nga 4.6% që është mesatarja e Bashkimit Europian për këtë kategori konsumi, për vitin 2019. Sipas Eurostat, në Shqipëri, çmimet e veshjeve janë sa 92.7% e mesatares europiane. Veshjet më të lira në Europë janë në Turqi (43.6% e mesatares europiane).

Në Shqipëri, gjatë 2020-s, mbyllja nuk ishte aq drastike sa në pjesën më të madhe të Europës apo më gjerë (me përjashtim të karantinës së vendosur në mars dhe prill). Por kjo nuk pengoi shqiptarët që të ndryshojnë stilin e veshjes apo më saktë, mënyrën sesi shpenzojnë për veshje dhe çfarë blejnë gjatë kësaj kohe bashkëjetese me virusin. Disa nga grupet më të mëdha të tregtimit të veshjeve në vend konfirmojnë se teksa veshjet e mbrëmjes dhe të eventeve kanë pësuar rënie drastike, ato “casual” dhe sportive e ndien tronditjen vetëm në fillim të pandemisë, duke iu kthyer normalitetit gradualisht.
Petro Kumi, administrator i Balkan Sport (grup që ka nën vete disa marka sportive të ndara në dy kompani) konfirmon se pavarësisht situatës së pandemisë, përjashto fillimin me karantinën, ecuria e segmentit të veshjeve sportive nuk është prekur shumë.

“Covid-19 zgjoi një trend për jetë aktive dhe të shëndetshme, që do të thotë që si për qëndrimin apo ushtrimin në shtëpi, edhe për daljet në ajër të pastër, për ecje në natyrë, male, njerëzit zgjodhën të shpenzonin për veshje dhe pajisje sportive” – shprehet ai.

Një target i sigurt për veshjet sportive është rinia e cila gjithmonë e më shumë po zgjedh veshjet komode në përditshmëri, ndërkohë që është më e vëmendshme edhe ndaj tendencave brenda këtij segmenti. Por edhe mosha e tretë e ka kthyer vëmendjen te veshjet sportive gjatë periudhës së pandemisë.

“Rinia ka nisur të konsiderojë këtë kategori si të pandarë nga përditshmëria. Shihet si moderne dhe mund ta konstatosh fare lehtë, teksa shumica vishen me atlete në përditshmëri. Ky është një target i sigurt për dyqanet me veshje sportive. Një studim që kemi parë ka dalë në përfundimin se veshjet sportive morën atë që nuk u shpenzua për segmentet e tjera.

Etiketa: ekonomiEuropeshitjeShqiperi

Lajme të lidhura

Pacolli padit zyrtarisht Ramën në Arbitrazh: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit
Breaking Views

Pacolli padit zyrtarisht Ramën në Arbitrazh: Po merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffetit

15:08 - 13/09/26
Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër
Aktualitet

Nafta kap rekorde të reja në Shqipëri, arrin 229 lekë për litër

15:06 - 12/09/26
Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26
Para
Lajmi i fundit, lëkundje të forta tërmeti në Lezhë

Kreta nuk gjen qetësi, sërish tërmet

TË FUNDIT

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26

Shqiptari Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet spektakolare nga burgu dhe si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit Vasilis Paleokostas,...

Lexo më shumë
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

21:52 - 13/09/26
Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

21:17 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com