GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Do të marrë pjesë në mbledhjen e ‘Bordit të Paqes’, Rama niset për në Washington

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fundi i Epokës Veliaj? Qeveria Vendos për Shkarkimin  e tij. Rama  takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Washingtonit, në përgjigje të ftesës së Presidentit të SHBA-ve Donald J.Trump për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të ‘Bordit të Paqes’.

Pak ditë më parë, kur njoftoi pjesëmarrjen në këtë ngjarje, Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria do të kontribuojë me dinjitet në këtë bord.

Çfarë është Bordi i Paqes?

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur krijimin e Bordit të Paqes, një strukturë e re ndërkombëtare që synon të luajë rol kyç në menaxhimin e periudhës pas-konfliktit në Rripin e Gazës. Ky bord është pjesë e një plani më të gjerë për armëpushim dhe stabilizim të situatës mes Izraelit dhe Hamasit.

Sipas planit, Bordi i Paqes do të mbikëqyrë administrimin tranzitor të Gazës, rindërtimin e infrastrukturës, garantimin e sigurisë dhe krijimin e një qeverisjeje teknokratike palestineze. Në fokus janë gjithashtu çarmatimi i grupeve të armatosura dhe angazhimi i një force ndërkombëtare stabilizuese.

Trump pritet ta kryesojë vetë bordin, ndërsa në përbërje parashikohen figura të njohura politike dhe diplomatike nga SHBA dhe vende të tjera. Vendet anëtare të përhershme të bordit do të kenë detyrimin të kontribuojnë financiarisht me nga 1 miliard dollarë secila, për të mbështetur operacionet e sigurisë dhe procesin e rindërtimit.

Iniciativa ka nxitur debate ndërkombëtare, me mbështetës që e shohin si një mundësi për arritjen e paqes afatgjatë dhe kritikë që shprehin shqetësime për rolin dhe ndikimin e saj në diplomacinë globale.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka autorizuar këtë trup që të mbikëqyrë zbatimin e armëpushimit në Gazë dhe të angazhohet në aspektin e qeverisjes dhe rindërtimit, ndërkohë pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Europian nuk i janë bashkuar këtij bordi.

Etiketa: Ramawashington

Lajme të lidhura

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë
Aktualitet

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë
Aktualitet

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”
Aktualitet

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26
Para
‘Kokona e Ramës’, avokate e kompanisë greke kundër Shqipërisë

Prokuroria e Tiranës thërret drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë
Aktualitet

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26

Një 29-vjeçare është arrestuar në Tiranë, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se siguronin dhe...

Lexo më shumë
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

09:06 - 29/11/26
Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

08:49 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com