GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Paralajmërimi i Anonymous: Çdo gjë e qëndrueshme do të hakerohet

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paralajmërimi i Anonymous: Çdo gjë e qëndrueshme do të hakerohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

A mund të bëhet një shaka në rrjet me një nga grupet më me ndikim të kiberaktivizmit në historinë e internetit? Historia e grupimit të hakerëve “Anonymous” është pikërisht historia e diçkaje të ngjashme. Është historia se si një troll gjigant, i krijuar nga pjesët më të margjinalizuara të rrjeti ka shkatërruar faqe të shumta. Dhe ka depërtuar në serverët e qeverive në vendet më të mëdha të botës. Duke ngritur një sfidë globale ndaj fuqive që e udhëheqin atë.

Një grupim, simboli i të cilit është një maskë e famshme që personifikon anonimitetin, dhe që është bërë me apo pa të drejtë edhe një simbol i protestave globale. “Anonymous” ka qenë një katalizator në raste të ndryshme.

Ai është rishfaqur vazhdimisht në skenë për t’i dhënë një përmasë kibernetike betejave të ndryshme në botën reale.

Në fillim të dekadës që kaluar, “Anonymous” shoqëruan protestat e Pranverës Arabe. Po ashtu u bashkua gradualisht me lëvizje të tjera të ndryshme. Duke qenë në lidhje me po aq pika kthese historike, dhe më së fundmi me protestat e lëvizjes ”Black Lives Matter” në Shtetet e Bashkuara dhe veprimet e kiberaktivizmit në mbështetje të Ukrainës pas pushtimit rus.

Megjithatë edhe pse “Anonymous” nuk ka një fytyrë, emri i tij ishte i disponueshëm – dhe ende është – për cilindo që dëshiron ta përvetësojë atë për të lënë “firmën” mbi operacione të llojeve të ndryshme, dhe kundër kundërshtarëve që nuk identifikohen gjithmonë.

Në fakt, “Anonymous” nuk është një grup i organizuar me një strukturë dhe një program të njohur. Ai mbështet një ide, e cila mund të përsëritet lirisht duke mbajtur një maskë.

Historia e “Anonymous” është zhvilluar në disa faza. Faza e parë ishte në fillim të dekadës së kaluar, kur operacionet e tij kibernetike dukej se ishin një nga forcat më të fuqishmet në botë. Ajo u pasua shpesh nga faza më pak të dukshme. Në të cilat ndikimi i “Anonymous” u zbeh papritur, ndoshta deri në pikën e zhdukjes së plotë.

Por ashtu si një Hidër, “Anonymous” vazhdon të shfaqet në mënyrë ciklike, ndoshta pa ndikimin e disa viteve më parë. Por që arrin ende të lënë gjurmë sa herë që kjo është e mundur.

Hakerimi si aktivitet nuk ka qenë kurrë më politik sesa sot. Dhe përdorimi i tij në kontekstin e aktivizmit, është tanimë një fenomen qendror në rrjet. Dhe një mjet për veprimin e drejtpërdrejtë.

“Anonymous” ka përfaqësuar shumë gjëra. Por tani janë grupime të tjera, ato që po e bartin trashëgiminë e tij, edhe pse në një nivel më pak global dhe kolektiv.

Pra revolta globale dhe anonime e “Anonymous”, është shpërbërë në kauza më të vogla dhe të identifikueshme. Të cilat po gjejnë hapësira për veprim dhe mundësi zhvillimi në rrjet./Bota.al

Etiketa: anonimhakerinformacion

Lajme të lidhura

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
Aktualitet

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

10:08 - 29/09/26
Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim
Botë

Papa Leoni: Armët vetëm sa ushqejnë tensionet, luftërat nuk kanë më kuptim

08:59 - 29/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

15:29 - 26/09/26
Para
Aksidenti me 2 viktima, policia i njofton masën e arrestit shoferit

Aksidenti me 2 viktima, policia i njofton masën e arrestit shoferit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26

Protesta qytetare kundër qeverisë zhvillohet sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 123-të të tubimeve të njëpasnjëshme. Pas protestës së...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com