GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Paralajmërimi për dimër të vështirë, ja ku e gjejnë qytetarët “shpëtimin”

11:19 - 17/10/22
në Ekonomi & Sociale, Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Paralajmërimi për dimër të vështirë, ja ku e gjejnë qytetarët “shpëtimin”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës.

Kriza e paralajmëruar energjetike dhe rekomandimet e Qeverisë së Kosovës që qytetarët ta kursejnë atë, pasi mund të ketë edhe reduktime gjatë periudhës së dimrit, shumë qytetarë kanë filluar të sigurojnë alternativat më të lira për tu ngrohur gjatë muajve të ftohtë.

“Shpëtimi” i vetëm duket se kanë mbetur drutë dhe qymyri.

“Kam vendosur të ngrohem me qymyr dhe me dru. Qymyrin e kam paguar 200 euro, ndërsa metrin e druve nga 70 deri në 80 euro”, thotë Agroni qytetar nga Prishtina.

Kurse, shitësit e thonë se kërkesat për blerje të thëngjillit janë shtuar shumë për këtë vit.

“Krahasim me vitin e kaluar, sivjet kërkesa për qymyr është rritur shumë. Nëse porositë këto ditë qymyr, deri në një javë eventualisht dy nuk ka mundësi për furnizim me qymyr, pasi numri i kërkesave është shumë i madh”.

Nga shtimi i madh i ngrohjes me dru dhe qymyr, ekspertët thonë se do të ulet edhe cilësia e ajrit e rrezikohet shëndeti i njerëzve.

Profesori universitar, ekspert i mjedisit, Zeqir Veselaj, në nju deklarim për media ka thënë se është e pritshme që në një krizë energjetike dhe ngritje të çmimeve, goditen më të varfrit dhe qytetarët do të gjejnë alternativa të tjera më të lira. Por, ai theksoi se sivjet ndotja e ajrit do të jetë më lartë.

Shfrytëzimi i rritur i këtyre resurseve fosile, që të dyja njihen si lëndë fosile me karbon të rëndë, pritet të ketë edhe rritje të shkarkimeve ndotëse dhe prishje të mëtejme të cilësisë së ajrit ambiental, që edhe ashtu me të gjitha matjet nga institucionet vendore e ndërkombëtare, del që të jetë shumë i rënduar. Orientimi do të jetë drejt blerjeve së resurseve ose burimeve energjetike më të lira, siç janë druri dhe qymyri, por të cilat e kanë koston më të rëndë në cilësisë e mjedisit e më konkretisht ajrit ambiental që e thithim.”

Në përpjekje për të përballuar këtë krizë, ministria e Ekonomisë në Kosovë ka paraqitur një plan për mbështetjen financiare të qytetarëve për blerjen e pajisjeve për ngrohje që shpenzojnë më pak.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, deklaroi se paketa ka vlerën e 6 milionë eurove.

“Pajisjet që do të subvencionohen nëpërmjet kësaj thirrje përfshijnë kaldajat me biomasë dru, pelet, briket që do të subvencionohen deri në 70 për qind të vlerës së investimit, ose deri në një mijë e 200 euro. Pompat termike të cilat ulin shpenzimin e energjisë elektrike deri në 70 për qind do të subvencionohen deri në 30 për qind ose deri në dy mijë e 500 euro. Kondicionerët eficient të cilët ulin shpenzimin e energjisë deri në 70 për qind do të subvencionohen deri në 40 për qind të vlerës ose deri në 400 euro. Stufat indivduale eficiente me biomasë – dru, të cilat për familjet që janë pjesë e skemës sociale do të subvencionohen deri në 90 për qind”.

Ajo theksoi se me këtë skemë planifikohet të mbështeten rreth dhjetë mijë familje, të cilat do të kursejnë rreth 70 për qind të konsumit të energjisë, që në total i bie rreth 12 milionë euro kursim gjatë këtij dimri.

Ekspertë të sistemit energjetik thonë se masat e qeverisë janë të dobishme por të pamjaftueshme për të përballuar situatën e krijuar.

Dardan Abazi hulumtues në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) i ka thënë se subvencionimi është dashur të nisë më herët.

“Ndonëse ne i mirëpresim masat si të tilla, konsiderojmë se ato janë edhe të pamjaftueshme por edhe të vona si masa. Jemi në muajin tetor kur tashmë fillon sezona e ngrohjes së qytetarëve, moti vetëm se është përkeqësuar, ndërsa vetëm tani ministria e Ekonomisë e ka shpallur këtë skemë. Ne vlerësojmë se kjo u ka lejuar njerëzve shumë pak kohë që edhe të informohen mbi skemën që është hapur, edhe nuk janë ofruar informata të bollshme për qytetarët se si të aplikojnë. Në anën tjetër sasia e cila do të jepet, pra për rreth dhjetë mijë konsumatorë nuk është e mjaftueshme që të zbusë në masën e duhur për këtë vit kërkesën për energji”.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës.

Ekzekutivi u ka bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën gjatë dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të ulet.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), me dy termocentralet, Kosova A dhe Kosova B, mund të prodhojë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Diferenca tjetër sigurohet nga importi./MONITOR

Etiketa: dimerdruZjarr

Lajme të lidhura

Inceneratori I Tiranës nuk ekziston, buxheti i shtetit jep edhe miliona euro të tjera për PPP-të
Aktualitet

Skandal me paratë e qytetarëve! 92 milionë euro të harxhuara për një incenerator që s’u ndërtua kurrë

08:37 - 16/01/26
Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie
Aktualitet

Gjermania dërgon 13 ushtarë në Groenlandë për mision eksplorues sigurie

17:30 - 15/01/26
Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!
Aktualitet

Gëzim Hoxha, njeriu “hije” i dy dosjeve DURANA dhe AKSHI: 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj!

11:00 - 15/01/26
Para
Apeli shtyu vendimin, Salianji: Manipuluan procesin me një dëshmitar të rremë

Dosja “Babale”/ Shtyhet seanca ndaj Salianjit, deputeti: Prokuroria ka bërë një paçavure

Discussion about this post

TË FUNDIT

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa
Aktualitet

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

13:50 - 16/01/26

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u ka kërkuar deputetëve të rrisin praninë dhe angazhimin e tyre...

Lexo më shumë
Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur

13:32 - 16/01/26
Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…

13:19 - 16/01/26
Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

13:05 - 16/01/26
Rama anashkalon çështjen Balluku, urdhëron deputetët: Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini!

Rama anashkalon çështjen Balluku, urdhëron deputetët: Mos i diskutoni ligjet, por vetëm miratojini!

12:41 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com