GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Parcelat me kanabis në Berat, lihen në burg 6 të arrestuarit

16:01 - 27/04/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg të 6 personat e arrestuar në Malësinë e Madhe dhe në Berat. Së bashkë me 3 persona të tjerë që janë në kërkim, ata janë pjesë e një grupi kriminal për kultivimin dhe trafikim të kanabisit. Gjithçka lidhet me operacionin antidrogë që u zhvillua në Rërës të Beratit në nëntor të vitit 2022 ku u zbuluan 871.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Avokati kundërshtoi vendimin e gjykatës.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme është ushtruar kontroll në banesat e të prangosurve. Në njërën prej shtëpive u gjetën dhe u sekuestruan 30 kubikë me fidanë kanabisi dhe fara kanabisi të kultivuara në ambient të mbyllur. Gjatë aksionit policia sekuestroi 33 aparate celularë, 1 DVR, 1 laptop, 1 kartë memorie dhe 5 automjete.

Në bazë të hetimeve të SPAK rezulton se grupi kriminal, me origjinë nga Malsia e Madhe në bashkëpunim me persona të tjerë në Berat, ndërmorën një veprimtari të mirëmënduar më parë. Fillimzisht morën me qira disa parcela toke në Rërëz të Berat. Aty ngritën 4 sera për kultivimin e bimëve narkotike, instaluan linjën e furnizimit me ujë dhe atë elektrike.

Për realizimin e këtij aktiviteti të paligjshëm, sipas SPAK, ata punësuan vajza e gra nga qyteti e rrethinat të cilave u paguanin dhe transportin. Në sera kishin krijuar edhe fjetore me 81 dyshekë me ajër. Për mbrojtjen e aktivitetit të paligjshëm kishin siguruar dhe armë zjarri, disa prej të cilave u sekuestruan. Në njoftimin e SPAK janë të përcaktuar edhe rolet e disa nga personat të cilat janë vënë në pranga. Në atë kohë u vendosën masa disiplinore edhe për punojës të policsë mes tyre edhe Ardit Hasanbegaj, Shefi i Krimeve. Hasanbegaj është i arrestuar me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Etiketa: BeratGJKKOKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
“HEC-i i Thirrës”- Merret e pandehur kompania, dyshohet se u falsifikuan firmat e banorëve

"HEC-i i Thirrës"- Merret e pandehur kompania, dyshohet se u falsifikuan firmat e banorëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com