GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Parlamenti nuk ekziston”, paralajmëron Berisha: Protestat do përshkallëzohen deri në greva urie

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Parlamenti nuk ekziston”, paralajmëron Berisha: Protestat do përshkallëzohen deri në greva urie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se protestat e opozitës do të përshkallëzohen deri në grevë urie. Berisha theksoi se është jetike revolta, sipas tij, për rrëzimin e qeverisë duke kërkuar mobilizimin e të rinjve.

“Duhet të ngrihemi si përpjekje e fundit për të rrëzuar këtë narkoshtet, është faktuar gjithçka. Farsa elektorale, vjedhjet dhe janë vetëm maja e ajsbergut, janë faktuar lidhje me drogë.

Këta e kanë asgjësuar parlamentin, s’ka Parlament, Një qeveri që përgatit zgjedhje të lira, është kushti i kushteve për ne”, u shpreh ai.

Deklarata

Nuk kanë asnjë kufi. Ndaj dhe shpresa e vetme është opozita.
Ne duhet të ngrihemi me të gjithë forcën tonë si përpjekje e fundit për të rrëzuar këtë narkoshtet.
Është faktuar gjithçka. Është faktuar farsa elektorale në mënyrën më përfundimtare.
Janë faktuar vjedhjet dhe këto janë vetëm maja e ajsbergut. Janë faktuar lidhjet me drogën.
Një gazetë prestigjioze amerikane shkruante se disa agjenci zbulimi i kanë thënë asaj gazete se përfitues kryesor i klaneve të drogës është Edi Rama.
Atëherë, ne duhet të organizojmë format më të vendosura të protestës, të qëndresës, të revoltës.
Këta e kanë asgjësuar parlamentin.
Nuk ka parlament.
Ju e keni parë, aty hyhet, dilet, e mbyll ai sa fillon.
Zgjedhje të lira. Një qeveri, e cila përgatit zgjedhjet e lira, është kushti i të gjitha kushteve për ne.
Është thirrur data 22. Protestat tona do të diversifikohen me greva, me greva urie, me të gjitha format, në qoftë se ne përmbushim misionin tonë.
Dhe ne jemi të vendosur ta përmbushim.
Të gjithë ne duhet të kemi të qartë se me këtë regjim është jetike protesta e qëndrueshme, revolta e qëndrueshme.
Ato janë format që rrëzojnë narkodiktaturat dhe diktaturat.
Angazhimi sa më shumë i të rinjve në këtë betejë, të cilën opozita do të fitojë, shqiptarët do e fitojnë.
Kurrë ndonjëherë nuk kanë qenë… zotërinj e thashë edhe dje dhe do e mbyll, Enver Hoxha që i kishte pa llogari, absolutisht ta keni shumë të qartë, që gjithë korrupsioni i tij në 45 vite diktaturë, korrupsion ekonomik e kam fjalën, nuk them anën gjakësore të tij, por si abuzim, nuk është as gjysma, as çerek i drejtorëve të bashkisë.
Shkoni shihni hotelin ju.
Ajo vila e tij nuk u regjistrua ndonjëherë në emër të tij apo familjes. Ishte pronë shtetërore.
Shkoni dhe shihni hotelin 70 milionë euro 20-katësh i Erion Veliajt dhe drejtorit të bashkisë.
Këta nuk kanë asnjë të përmbajtur.
Mediat i kanë korruptuar gjer në palcë dhe bëjnë avokatinë e tyre.
Pra, mision.
Opozita është në një mision të vërtetë.
Në një mision që kërkon sakrifica.
Dhe unë jam i bindur se janë qindra dhe mijëra shqiptarë të gatshëm për sakrifica

Etiketa: berishaGreveKryesore1proteste

Lajme të lidhura

Pas takimit me dyer të mbyllura me ministrat dhe drejtuesit politik, Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut
Aktualitet

Pas takimit me dyer të mbyllura me ministrat dhe drejtuesit politik, Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut

08:13 - 29/08/26
Dita e 28-të e protestës në Divjakë/ Banorët kundërshtojnë shkrirjen me Lushnjen: Dëgjesat, farsë!
Aktualitet

Dita e 28-të e protestës në Divjakë/ Banorët kundërshtojnë shkrirjen me Lushnjen: Dëgjesat, farsë!

22:27 - 28/08/26
Takimi pa media në rezidencën qeveritare, Rama: Do ndryshojmë ligjet për nismën “Pasqyrë Albania”
Aktualitet

Takimi pa media në rezidencën qeveritare, Rama: Do ndryshojmë ligjet për nismën “Pasqyrë Albania”

22:12 - 28/08/26
Para
Arrestohet mjeku kirurg dhe anestezisti në Spitalin e Traumës, morën para për kurimin e të plagosurit në masakrën e Velipojës

Aksident me vdekje në aksin Velipojë-Shkodër, humb jetën 67-vjeçari (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 29 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor 29 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:40 - 29/08/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Pas takimit me dyer të mbyllura me ministrat dhe drejtuesit politik, Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut

Pas takimit me dyer të mbyllura me ministrat dhe drejtuesit politik, Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët e qarkut

08:13 - 29/08/26
Trump: SHBA arrin marrëveshjen më të madhe të naftës në histori me Venezuelën, kontroll mbi 65 miliardë fuçi

Trump: SHBA arrin marrëveshjen më të madhe të naftës në histori me Venezuelën, kontroll mbi 65 miliardë fuçi

08:00 - 29/08/26
Horoskopi 29 gusht 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Horoskopi 29 gusht 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

07:41 - 29/08/26

Parashikimi i motit/ E shtunë, 29 gusht 2026, temperaturat arrijnë deri në 41 gradë

07:33 - 29/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com