GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Zbardhet dëshmia e Violeta Shqevit: Nuk e dinim që kompleksi stërvitor kishte pronarë, disa prona nuk ishin të regjistruara

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca në GJKKO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Ish-drejtoresha në Ministrinë e Sportit, Violeta Shqevi ka dëshmuar sot në GJKKO në seancën e dosjes “Partizani”.  Shqevi deklaroi se ka qenë e punësuar në ministri që prej vitit 2007 si juriste dhe më pas ka mbajtur pozicione drejtuese, duke përfshirë edhe drejtimin e grupit të punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Sportit 2008-2020.

Ajo theksoi se objektivi kryesor i strategjisë ishte zhvillimi i sportit elitar dhe përmirësimi i infrastrukturës sportive në vend, teksa shtoi se që në vitin 2005 ishte miratuar një plan dyvjeçar për modernizimin e klubeve sportive. Duke iu referuar ish-Klubit Sportiv Partizani, dëshmitarja deklaroi se ai ishte nën administrimin e Ministrisë së Sporteve dhe përfshinte disa objekte sportive, përveç sektorit të futbollit.

E pyetur nga prokurorët e SPAK-ut për statusin juridik të këtyre pronave, Shqevi tha se ato nuk kishin qenë të regjistruara. Ajo shtoi se në atë periudhë ishin shfaqur shqetësime lidhur me zaptimin e disa sipërfaqeve dhe kufizimin e përdorimit të tyre për aktivitete sportive. Ajo u pyet gjithashtu edhe për ndryshimet ligjore në fushën e sportit gjatë vitit 2007, ku sipas saj, strategjia shtetërore parashikonte që brenda një afati dyvjeçar klubet sportive të transformoheshin në shoqëri aksionere.

Pjesë nga dëshmia:

Shqevi: Kam qene e punësuar si juriste ne 2007 dhe me pas kam qene në pozicionit. Kam qene ne rolin e kryetares për strategjinë e sportit për vitet 2008-2020. Qëllimi i strategjisë ishte për sportin elitar, përmirësime dhe rritje e infrastrukturës në vend. Në vitin 2005 ishte miratuar një objektiv 2-vjeçar për modernizimin e klubeve sportive. Klubi ishte nën përgjegjësinë e ministrisë së sporteve, e njoh si klub sportiv në atë kohë ne menaxhonim të gjithë klubin sportiv shumë sporte, përveç futbollit. Klubi kishte asest, kishte godina, gjimnastikën, ishte dhe një godinë tjetër që kishte mundje, peshëngritje.

SPAK: Ku ishin këto godina?

Shqevi: Ishin dy në qendër te klubit, si mund të themi poshtë 21 dhjetorit, si zonë.

SPAK: Sa palestra kishte?
Shqevi: Ishte palestra e gjimnastikës, po ashtu palestra e basketbollit dhe volejbollit. Në memorien time ishin palestrat e tjera.

SPAK: A kane qene te regjistruara?

Shqevi: Jo nuk kanë qenë të regjistruara, drejtoria e sportit s’ka pasur informacion të qartë për ekzistencën e ndonjë pronari, apo se ishin zaptuar. Unë u kam kërkuar eprorëve …

SPAK: Në qershor 2008 ministria e turizmit, shfaqet iniciatorë për ligjin për sportit, përveç koncesionit shfaqet dhe privatizimi, keni dijeni për këtë?

Shqevi: Po në atë kohë përveç klubeve do të bëhej edhe privatizimi i objekteve, në atë kohë një grup teknik do të bënte një strategji për përmirësimin e sportit. Kemi bërë përpjekje për rritjen e infrastrukturës, pasi ne ishim me infrastrukturë, shumë më të vogël për pjesën sportive. Ne kërkuam që nëse do të privatizohen, shteti duhet t’i zëvendësonte ato me hapësira të tjera. Ne ishim pro rritjes së infrastrukturës sportive. Ne kemi kërkuar zbatimin e ligjit rumun, nëse do të ndodhte privatizimi.

Etiketa: DëshmiPartizanipronar

Lajme të lidhura

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion
Aktualitet

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
Aktualitet

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës
Aktualitet

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Para
Ngjarja tragjike në Durrës/ Ministria e Shëndetësisë jep detaje: I mituri u transportua drejt Traumës, në gjendje kritike

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, i plagosuri humb jetën në Spitalin e Traumës (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion
Aktualitet

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

18:28 - 07/11/26

Një protestues është ngritur në ajër nga presioni i ujit të hedhur prej autobotit të Policisë, në një prej momenteve...

Lexo më shumë
5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

18:05 - 07/11/26
Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

Revolta studentore/ Gaz lotsjellës në sasi të mëdha pranë Ministrisë së Brendshme, predhave u është fshirë data e skandencës

17:57 - 07/11/26
Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

Tensionohet situata para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autobotëve

17:29 - 07/11/26
Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:15 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com