GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përfundon seanca maratonë për Erion Veliajn, GJKKO tërhiqet për vendim

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon seanca maratonë për Erion Veliajn, GJKKO tërhiqet për vendim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka përfunduar seanca gjyqësore maratonë pas rreth 6 orësh për rivlerësimin e masave të sigurisë për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, dhe 6 biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu.

Gjytqari i çështjes është tërhequr në dhomën e këshillimit dhe pritet që të dalë dhe të japë vendimin.

Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Abule ndodhen nën masën “Arrest me burg”, Ajola Xoxa në “arrest shtëpie”, ndërsa 5 biznesmenët e tjerë në masën detyrim paraqitje.

Seanca e sotme është shoqëruar me përplasje mes Erion Veliajt dhe prokurorit të çështjes Ols Dado, pasi sipas kryebashkiakut, prokurori ka marrë leje ndërtimi prej tij dhe ka mbetur i pakënaqur, madje Veliaj pretendon se e ka kërcënuar se “do t’ia mbante mend këtë”.

Veliaj i është drejtuar prokurorit Ols Dado: “Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke perfituar leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”.

Gjatë momentit që Veliaj ka mbajtur fjalën gjyqtari i Erjon Bani i ka tërhequr vëmendjen kryebashkiakut për tonin e zërit dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.

Nga hetimet ka rezultuar se Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kishin ngritur një skemë korrupsioni për t’u pasuruar familjarisht me fondet e Bashkisë së Tiranës dhe lejet e ndërtimit të firmosura nga Veliaj si titullar i institucionit.

Biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

Erion Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste, si dhe për pastrim parash.

Etiketa: gjykimseaceVeliaj

Lajme të lidhura

Reagon Zv/Presidenti i PE-së: Dhuna në Tiranë e papranueshme, rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Reagon Zv/Presidenti i PE-së: Dhuna në Tiranë e papranueshme, rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE

18:29 - 02/07/26
Deputetja Marjana Koçeku reagon pas përplasjeve: Asnjë pushtet nuk mbijeton duke goditur qytetarët
Aktualitet

Deputetja Marjana Koçeku reagon pas përplasjeve: Asnjë pushtet nuk mbijeton duke goditur qytetarët

18:10 - 02/07/26
Avokati nga Komisariati nr.4: Lironi menjëherë protestuesit, ndryshe revolta do të jetë më e madhe
Aktualitet

Avokati nga Komisariati nr.4: Lironi menjëherë protestuesit, ndryshe revolta do të jetë më e madhe

17:26 - 02/07/26
Para
Yuri Kim u takua sot me presidentin Begaj, ja për çfarë folën

Shehaj jep lajmin e bujshëm: Ish-ambasadorja Yuri Kim është vënë nën hetim në SHBA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta masive në Shqipëri/ Kryeministri përballë valës së pakënaqësisë, Rama për “DW”: Dorëheqja nuk është opsion!
KRYESORE

Protesta masive në Shqipëri/ Kryeministri përballë valës së pakënaqësisë, Rama për “DW”: Dorëheqja nuk është opsion!

19:28 - 02/07/26

Protestat kundër një projekti të madh turistik në bregdet, i lidhur me investime ndërkombëtare dhe emra të njohur globalë, kanë...

Lexo më shumë
Mrekulli në Venezuelë! Një burrë nxirret i gjallë pas 8 ditësh nën rrënoja pas tërmeteve

Mrekulli në Venezuelë! Një burrë nxirret i gjallë pas 8 ditësh nën rrënoja pas tërmeteve

19:10 - 02/07/26
Skandali i eskortave trondit Italinë! Bastoni nën akuzë, përmenden edhe Calafiori e Maldini

Skandali i eskortave trondit Italinë! Bastoni nën akuzë, përmenden edhe Calafiori e Maldini

18:50 - 02/07/26
Reagon Zv/Presidenti i PE-së: Dhuna në Tiranë e papranueshme, rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE

Reagon Zv/Presidenti i PE-së: Dhuna në Tiranë e papranueshme, rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE

18:29 - 02/07/26
Deputetja Marjana Koçeku reagon pas përplasjeve: Asnjë pushtet nuk mbijeton duke goditur qytetarët

Deputetja Marjana Koçeku reagon pas përplasjeve: Asnjë pushtet nuk mbijeton duke goditur qytetarët

18:10 - 02/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com