GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Avokati nga Komisariati nr.4: Lironi menjëherë protestuesit, ndryshe revolta do të jetë më e madhe

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Avokati nga Komisariati nr.4: Lironi menjëherë protestuesit, ndryshe revolta do të jetë më e madhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati Alban Duraj ka reaguar nga ambientet e Komisariatit nr. 4 në Tiranë, ku po mbahen disa prej aktivistëve të ndaluar gjatë tensioneve të regjistruara në protestën e kësaj të enjteje para Kuvendit.

Duraj i cilësoi ndalimet si të paligjshme, duke deklaruar se janë shkelur procedurat ligjore për arrestimin në flagrancë. Sipas tij, SPAK duhet të nisë hetime ndaj zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit për mënyrën se si janë kryer arrestimet.

Ai u shpreh se, sipas interpretimit të tij të ligjit, nuk ka pasur bazë për arrestimin në flagrancë të protestuesve dhe kërkoi që prokurori i gatshëm të urdhërojë lirimin e tyre ose, nëse do të ketë hetime, ato të zhvillohen ndërsa personat të jenë në gjendje të lirë.

Avokati akuzoi efektivët e policisë për përdorim të dhunës gjatë protestës, duke pretenduar se protestuesit vetëm janë kundërpërgjigjur ndaj veprimeve të tyre.

Ai gjithashtu u bëri thirrje punonjësve të policisë të mos zbatojnë, sipas tij, urdhra të paligjshëm.

Në fund të deklaratës, Duraj kërkoi reagim të menjëhershëm nga kryeministri Edi Rama lidhur me arrestimet dhe paralajmëroi se, nëse protestuesit nuk lirohen, protesta e paralajmëruar për datën 4 korrik mund të shoqërohet me një mobilizim edhe më të madh qytetar.

Avokati – Jemi mësuar si është sjellë Rama me ministrat e vet, ministri të ketë ndërgjegje qytetare dhe pastaj ligjore. Qytetarët janë në të drejtën e tyre ligjore. Në rast se nuk respektohet ligji kallëzimi penal dhe SPAK do vijojë hetimin për këto arrestime të paligjshme. Janë shkelur të gjitha kriteret. Lidhur me masën e arrestit.

Kur arrestohet dikush në flagrancë duhet të arrestohet me minimumin e krimit 5 vite burg.

Çfarë kanë bërë protestuesit? Ata punonjës policisë që kanë respektuar rregulla të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi penale. Askush nuk do i shpëtojë. I kërkojmë punonjësve të policisë të braktisin urdhrat e paligjshëm. Të mos guxojnë të bëjnë veprime të paligjshme. Nuk kemi asnjë njoftim, është bunker. Ata presin urdhrat. Urdhrat janë politik. Asnjë vepër penale nuk është ushtruar nga protestuesit.

Nuk duhet të kishim asnjë arrestim në flagrancë. E parë nga të gjithë mediat që ka qenë policia që ka provokuar dhe dhunuar protestuesit. Protestuesit janë kundërpërgjigjur, jo në mënyrë proporcianale. Punonjësit e policisë kanë ushtruar dhunë. Kërkesë tjetër, përveç lirimit, kërkojmë edhe nga prokurori i gatshëm që ka këtë çështje të urdhërojë lirimin. Të mos procedojë. Edhe nëse hetohen të hetohen në gjendje të lirë. Kërkojmë që zoti Rama të reagojë në mënyrë të menjëhershme me këto arrestime të paligjshme. Nëse  nuk e bëjnë një gjë të tillë revolta është ligjshme.

Policia ka një plan për të penguar protestën e datës 4. Të vendoset lirimi i tyre, ndryshe revolta popullore do jetë më e madhe do jetë e paparë.

 

Etiketa: Abokatiprotestereagim

Lajme të lidhura

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës
Breaking Views

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

23:39 - 24/07/26
I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës
Aktualitet

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26
Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty
Breaking Views

Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

22:22 - 24/07/26
Para
Tuchel bën thirrjen e pazakontë: Fëmijë, mungoni në shkollë dhe mbështesni Anglinë kundër Meksikës!

Tuchel bën thirrjen e pazakontë: Fëmijë, mungoni në shkollë dhe mbështesni Anglinë kundër Meksikës!

Discussion about this post

TË FUNDIT

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës
Breaking Views

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

23:39 - 24/07/26

Parlamenti nuk e kishte 23 korrikun seancën e fundit plenare të tij. Ashtu sikurse paralajmëroi në fund të seancës të...

Lexo më shumë
I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26
Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

22:22 - 24/07/26
Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

20:19 - 24/07/26
Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes

Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes

20:07 - 24/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com