GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD akuza Policisë: Si po manipulon provat e blerjes së votave

15:45 - 26/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD akuza Policisë: Si po manipulon provat e blerjes së votave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka ngritur akuza serioze ndaj Policisë së Shtetit, duke e akuzuar për manipulim të provave dhe mbulim të fakteve kyçe që lidhen me parregullsitë në procesin zgjedhor të 11 majit. Në një deklaratë për mediat, Himçi shprehet se struktura shtetërore po bashkëpunon me qeverinë për të mbuluar atë që ai e cilëson si “farsë elektorale”.

Deklarata e Himçit vjen pas një njoftimi zyrtar të Policisë së Elbasanit në lidhje me një ndërhyrje në një lokal në fshatin Pekisht të Peqinit, ku u sekuestruan materiale të cilësuara si të falsifikuara zgjedhore. Sipas Himçit, policia ka fshehur elementë të tjerë thelbësorë nga vendngjarja, përfshirë kartat e identitetit që, sipas tij, janë fotografuar nga vetë efektivët në tavolinën e lokalit.

Ndërkohë që policia përmend 280 mijë lekë si shumë të sekuestruar në vendngjarje, deputeti demokrat thekson se shuma reale përfshin edhe euro dhe paund britanikë, të cilat, sipas tij, janë të dukshme në fotot që shoqëronin komunikatën fillestare të Policisë së Shtetit. Ai shton se këto para ishin destinuar për blerjen e votave dhe se janë fshehur në mënyrë të qëllimshme duke u vendosur në portofolin e një patronazhisti të PS-së.

Një tjetër element i rëndësishëm që, sipas Himçit, është anashkaluar nga autoritetet, është pamundësia për të verifikuar lëvizjet dhe transaksionet e ndodhura në lokal, përmes sekuestrimit të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë. “Në ato pamje shihet qartë kush ka hyrë, kush ka dalë dhe ku ndodheshin paratë në momentin e ndërhyrjes”, tha ai.

Deputeti Himçi akuzon Policinë për minim të qëllimshëm të hetimit, duke kërkuar që vetëm një individ të dënohet për falsifikim materialesh zgjedhore, ndërkohë që pjesa tjetër e akuzave si blerja e votave dhe shtrëngimi për ndryshim të vullnetit zgjedhor të shpërfillen.

Në fund të deklaratës, ai i bën thirrje SPAK-ut të mos fokusohet te “shfaqje publicitare” apo ndjekje selektive, por të përqendrohet tek, siç e quan ai, “problemi i vërtetë i zgjedhjeve” dhe lidhjet e mundshme kriminale brenda strukturave shtetërore dhe vendimmarrëse.

Etiketa: PDPolicia

Lajme të lidhura

“Parashikoj të ardhmen”/ Përfundon në qeli fallxhorja 43-vjeçare nga Kruja
Aktualitet

Mashtrimi/ I vodhi paratë 24-vjeçares dhe mori kredi në emër të saj, prangoset 41-vjeçari në Krujë

08:52 - 27/02/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit
Aktualitet

Bardhi zbardh detaje: Prokurorët thanë se duhen “3 furgonë” për përgjimet në dosjen e Ballukut

07:48 - 27/02/26
Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën
KRYESORE

Prençi: Balluku ka ende tentakulat e saj në 2 ministri! Alibeaj: Spiropali u shkarkua pas përplasjeve me Belindën

23:39 - 26/02/26
Para
Numërimi i votave në Shkodër, Berisha kryeson me mbi 2 mijë vota ndaj PS-së

PD depoziton në KAS kërkesën për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Parashikoj të ardhmen”/ Përfundon në qeli fallxhorja 43-vjeçare nga Kruja
Aktualitet

Mashtrimi/ I vodhi paratë 24-vjeçares dhe mori kredi në emër të saj, prangoset 41-vjeçari në Krujë

08:52 - 27/02/26

Policia e Krujës ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi përmes mashtrimit i ka marrë një shumë parash një shtetase, madje ka...

Lexo më shumë
Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

Pakistani i shpall luftë Afganistanit, bombardime masive dhe kërcënime për të shtypur talebanët

08:33 - 27/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 27 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 27/02/26
Bardhi denoncon: Bandat e Ballukut duan të nënshtrojnë qytetarët me paratë e korrupsionit

Bardhi zbardh detaje: Prokurorët thanë se duhen “3 furgonë” për përgjimet në dosjen e Ballukut

07:48 - 27/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Shkurt 2026

07:35 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com