GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD depoziton në Kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Vullnet Sina

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Përfitoi nga buxheti i shtetit”/ Rama tha se “do ikë nga politika”, 1 javë më pas, PD: T’i hiqet mandati deputetit Sinaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Mocionit të 1/10 së deputetëve të Kuvendit, ka kërkuar të enjten  zyrtarisht që Kuvendi të nisë procedurën parlamentare për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj.

“Në Mocionin e firmosur nga 14 ligjvënës opozitarë, evidentohet përmes 30 provave shoqëruese, se deputeti Sinaj ushtron mandatin në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, që i ndalojnë deputetit që të përfitojë fonde nga Buxheti i Shtetit apo pasuri të shtetit”, njofton PD.

Sipas njoftimit të grupit të PD, “nga verifikimi i të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, nëpërmjet kompanive në pronësi të tij, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit”.

Më tej, PD shton se “pronësia mbi këto shoqëri dhe fakti që fitimet kanë shkuar si divident për vetë deputetin Vullnet Sinaj rezulton i provuar edhe nga Deklaratat Vjetore të deklarimit të pasurisë për subjektin Vullnet Sinaj”.

“Për rrjedhojë, Kuvendi i Shqipërisë, në respekt të detyrimeve që rrjedhin nga neni 70, pika 4, e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe neni 119/1, pika 2, të Rregullores së Kuvendit, duhet të vendos për dërgimin e mocionit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, për të konstatuar papajtueshmërinë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”, thuhet në kërkesën e 14 deputetëve.

Nga ana e tij, Sinaj, në një reagim në mediat sociale, shpjegon se që nga viti 2017 ka hequr dorë nga administrimi i bizneseve të tij dhe se i është përkushtuar vetëm politikës.

Deputeti socialist theksoi se nuk ka përfituar nga buxheti i shtetit as kur nuk ka qenë deputet as pasi u zgjodh si ligjvënës.

Megjithatë, sipas të dhënave më QKB, ai rezulton pronar i supermarketeve “Big Market”, që kanë përfituar para publike.

Etiketa: Kryesore1kuvendPDVullnet Sina

Lajme të lidhura

Zhduket 40 vjeçari në Vlorë, familjarët bëjnë denoncim në polici
Aktualitet

Vlorë/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari

14:35 - 06/11/26
Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama u hap platformë komunikimi online: Fol me kryeministrin!
Aktualitet

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama u hap platformë komunikimi online: Fol me kryeministrin!

14:18 - 06/11/26
Dhuna në protesta dhe intimidimet, reagon PDE: Shqipëria po largohet nga rruga e integrimit në BE
Aktualitet

Dhuna në protesta dhe intimidimet, reagon PDE: Shqipëria po largohet nga rruga e integrimit në BE

14:10 - 06/11/26
Para
Lojërat Olimpike, mundësi Zelimkhan eliminohet në çerekfinale

Lojërat Olimpike, mundësi Zelimkhan eliminohet në çerekfinale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja
Uncategorized

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26

Në prag të ndeshjeve të nëntorit në Ligën e Kombeve, është prononcuar para mediave trajneri i Kombëtares, Rolando Maran. “Kur...

Lexo më shumë
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Zhduket 40 vjeçari në Vlorë, familjarët bëjnë denoncim në polici

Vlorë/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari

14:35 - 06/11/26
Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama u hap platformë komunikimi online: Fol me kryeministrin!

Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama u hap platformë komunikimi online: Fol me kryeministrin!

14:18 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com