GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përjashtohen nga policia ish-zv/drejtori i Rendit dhe ish-shefi i komisariatit në Policinë e Lezhës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marë masa disiplinore ndaj ish-drejtuesve të Policisë së Lezhës. Për shkak se kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar lojërat e fatit dhe kultivimin e kanabisit, sipas Drejtorisë së Standardeve janë përjashtuar nga policia ish-zv/drejtori për Rendin në Policinë e Lezhës, Taulant Gjoka dhe ish-shefi i Komisariatit Oltion Gjoni sepse për të dy është kompetencë e tyre kontrolli i territorit për veprat penale si organizimi lojrave të fatit dhe kultivimi i drogës.

Ndërsa, për ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Altin Mena, është vendosur ulje në gradë për 5 vite. Mena aktualisht është zv/drejtor për rendin në Policinë e Kukësit. Ndërsa për zv/drejtorin për Krimet, Kujtim Gjokën, është vendosur shtyrje e afatit të gradimit.

Të gjitha këto masa nga Drejtoria e Standarteve kanë ardhur pasi Proda shkarkoi nga detyra Altin Menën, në Lezhë u zbulua një kazino dhe një magazinë ku kultivohej kanabis. Në arsyetimin e Drejtorisë së Standardeve thuhet se gjatë drejtimit të Policisë së Lezhës nga këta drejtues prej kohësh në mes të qytetit funksiononte një kazino tre kate me mbi 20 makineta dhe një sallë pokeri brenda, gjithashtu dhe kokainë e kapur në momentin e ndërhyrjes.

Po ashtu, gjatë drejtimit të tyre sipas Standardeve një shtëpi bari në mes të rrugës nacionale funksiononte gati që nga muaji gusht. Burime nga Drejtoria e Standardeve bëjnë me dije se presin që edhe AMP të nisë hetim ndaj ish drejtuesve të Policisë së Lezhës.

Vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës si drejtor i Policisë së Lëzhës, nën drejtimin e Islor Islamit, u zbulua dhe u godit grupi që kultivonte kanabis në një magazinë në mes të rrugës nacionale në Lezhë. U sekuestruan mbi 1 mijë bimë kanabis. Po ashtu ditë më parë ishte zbuluar edhe kazinoja në mes të qytetit.

Etiketa: LezhëperjashtimPolici

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
Balliu: Përgjigje për hajdutin e Kristaqit

Balliu: Qeveria mbron vjedhjet e Lubisë, ndërkohë arreston qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit
Breaking Views

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26

Shqipëria ka bërë detyrën ndaj San Marinos në ndeshjen e Ligës së Kombeve, duke fituar me shifrat 0-3 në transfertë,...

Lexo më shumë
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com