GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përmbytjet, Meta: Institucionet përgjegjëse të sigurojnë jetën dhe pronën

12:26 - 12/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përmbytjet, Meta: Institucionet përgjegjëse të sigurojnë jetën dhe pronën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, ku për shkak të reshjeve të shumta Lumi Vjosa dhe Semani kanë dal nga shtretërit duke përmbytur disa fshatra dhe izoluar banorët. Meta shprehet se po ndjek me vëmendje situatën e krijuar dhe mënyrën si po menaxhohet ajo. Meta ka treguar gjendjen në disa zona problematike në Levan dhe në zonën e Mifolit ku qindra hektarë tokë janë përmbytur.

“Jam duke ndjekur me vëmendje të veçantë situatën kritike të krijuar, si pasojë e motit të keq dhe masat që po merren për tejkalimin e saj në disa zona të përmbytura dhe të bllokura nga reshjet e borës.

Jam informuar se situata paraqitet më problematike në Qarkut e Fierit, sidomos në njësinë administrative Levan, fshatin Ferras, ku janë evakuuar 15 familje dhe qindra hektarë tokë bujqësore, ndodhen nën ujë.

Përmbytje të shumta ka edhe në Qarkun e Vlorës, sidomos në zonën e Mifolit ku sipërfaqja e përmbytur e tokës bujqësore i kalon mbi 1200 hektarë, ndërkohë që shumë fshatra në Lumin e Vlorës rezultojnë të izoluara.

Gjithashtu në Veri, Veri-Lindje dhe Jug-Lindje të vendit shumë zona rezultojnë sot të bllokuara nga reshjet e shumta të borës”, shkruan Meta.

Presidenti Meta akuzon autoritetin e Mbrojtjes Civile se nuk ka njoftuar banorët e zonave të rrezikuara nga përmbytjet, ndonëse IGJEUM prej disa ditësh ka njoftuar këtë situatë. Meta iu bën thirrje institucioneve të anagazhohen maksimalisht për të siguruar jetën e qytetarëve dhe pronave të tyre.

“Problematik është fakti se ashtu si në të kaluarën, autoritetet e Mbrojtjes Civile dhe Prefekturat nuk e kanë njoftuar më herët popullatën në zonat me risk të lartë, lidhur me parashikimin e hershëm sipas IGJEUM, që prej ditësh ka njoftuar autoritetet shtetërore në lidhje me parashikimin e motit.

Duke u solidarizuar me banorët e prekur nga pasojat e motit të keq, u bëj thirrje të gjithë institucioneve përgjegjëse shtetërore të angazhohen maksimalisht për sigurinë e jetës dhe të pronës”, shkruan Meta.

Etiketa: emergjenca civileIlir MetapermbytjeSemaniVjosa

Lajme të lidhura

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati
Aktualitet

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26
Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje
Aktualitet

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26
Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Para
“Ju pres te selia e PD”, Berisha zbulon hapin e radhës pas mbledhjes së Kuvendit

“Ju pres te selia e PD”, Berisha zbulon hapin e radhës pas mbledhjes së Kuvendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati
Aktualitet

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë, ku pas një konflikti...

Lexo më shumë
Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

07:31 - 04/04/26
Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com