GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Pesë vendet që duhet të shmangni gjatë jetës suaj

18:08 - 17/03/23
në Kuriozitete, Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Pesë vendet që duhet të shmangni gjatë jetës suaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ekzistojnë disa vende në planetin Tokë ku asnjë turist nuk lejohet të shkojë.

Ato janë vende misterioze dhe të rrezikshme, sipas studiuesve.

Ishulli Surtsey

Në vitin 1963, në ujërat e Islandës, nga shpërthimi i një vullkani nënujor, u formua brenda një kohe shumë të shkurtër një ishull me sipërfaqe 2,7 km katrorë. Menjëherë tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve nga vende të ndryshme të botës, si një shembull i jashtëzakonshëm i formimit të një ishulli dhe lindjes së një jete të re.

Që nga ajo kohë Surtsey, i emërtuar sipas personazhit mitologjik Surtr, zoti i gjigantëve të zjarrit, ka shërbyer vetëm për qëllime shkencore dhe konsiderohet një zonë ndaluar për turistët.

Ilha da Queimada Grande

Ilha da Queimada Grande, që gjendet 35 km nga brigjet e Brazilit, duket si një parajsë e vërtetë. Por udhëtimin në këtë vend mund ta paguash me jetë, pasi është i pushtuar nga gjarpërinj helmues. Me një sipërfaqe prej 0.43 km katrorë, ky vend popullohet nga 4 mijë gjarpinj. Një nga më të rrezikshmit është bothrops insularis, ose gjarpri i artë. Ja pse autoritetet braziliane ndalojnë këdo për të vizituar këtë ishull, që quhet ndryshe edhe “Ishulli i gjarpërinjve”.

Ishulli i Sentinelit të Veriut

Një nga ishujt Andaman në Gjirin e Bengalit është shtëpia e një fisi të rrezikshëm të vendasve Sentinelas; ata i shmangen çdo kontakti me civilizimin dhe reagojnë ashpër ndaj çdo ndërhyrjeje. Sipas shkencëtarëve, banorët aborigjenë kanë kaluar 60 mijë vjet në izolim nga pjesa tjetër e qytetërimit.

Këta njerëz e mbrojnë territorin e tyre në mënyrë aktive. Përshembull në vitin 2014 ata qëlluan me shigjeta një helikopter të qeverisë indiane, që fluturoi mbi ishull pas një cunami për të parë nëse vendasit kishin nevojë për ndihmë. Viktimat e tyre të fundit janë disa peshkatarë të humbur, pas vrasjes së tyre qeveria indiane u kërkoi qytetarëve të qëndronin larg banorëve të Sentinelit dhe tokës së tyre.

Tempulli i madh Ise, Japoni

Në Japoni, një nga vendet e shenjta më të rëndësishme në të gjithë vendin është kompleksi i tempujve Ise Jingu. Tempulli kryesor është i rrethuar nga një gardh i lartë prej druri, ku vetëm priftërinjtë e rangut të lartë dhe anëtarët e familjes perandorake lejohen brenda.

Deri në vitin 1945 Ise ishte një vend edhe më i vështirë për t’u arritur. Tempulli u nda nga bota e jashtme nga lumi Miyagaëa, që simbolizonte kufirin me zakonshmes dhe të shenjtës. Murgjit e kishin rreptësisht të ndaluar të kalonin lumin. Besohej se kjo do të çonte në shkeljen e shenjtërisë  dhe do të shkaktonte probleme për të gjithë të Japonisë.

Ishulli Gruinard

Në 1942, qeveria britanike bleu ishullin skocez të Gruinard për të realizuar teste të armëve biologjike, në veçanti të antraksit. Gjatë eksperimentit, u konstatua se antraksi kishte ndotur territorin për një periudhë të gjatë kohore, duke shkaktuar vdekjen e popullsisë në 95% të rasteve. Deri në vitin 1980, ishulli ishte u konsiderua një prej vendeve më vdekjeprurëse në planet.

Vetëm në 1986 shkencëtarët nisën më në fund ‘dezinfektimin’ e ishullin dhe ai u deklarua i sigurt në vitin 1990. Megjithatë, askush nuk u vendos më aty. Ekspertët paralajmërojnë se antraksi mund të kenë mbetur ende në tokën e ishullit, çka do të thotë se ai nuk do të jetë i përshtatshëm për të jetuar për qindra vjet.

Etiketa: Turizemvende te rrezikshme

Lajme të lidhura

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Aktualitet

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

17:45 - 25/12/25
I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737/ Ja ku ishte!
Aktualitet

I zhdukur prej 13 vitesh, gjendet avioni Boeing 737/ Ja ku ishte!

16:30 - 22/12/25
U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë
Aktualitet

U pushua nga puna sepse shkonte shumë herët në punë, rasti që ka ndezur debat në Spanjë

17:45 - 11/12/25
Para
Berisha: Rama dhe Yuri Kim do të dështojnë si McGonigal

Berisha akuza Ramës: Mori Portin e Durrësit për t’u bërë miliarder

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllje perfekte e vitit për Romën, skuadra e Gasperinit triumfon ndaj Genoas
Breaking Views

Mbyllje perfekte e vitit për Romën, skuadra e Gasperinit triumfon ndaj Genoas

23:26 - 29/12/25

Roma fitoi 3-1 ndaj Genoas, duke mbyllur kështu vitin në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekipi i Gasperinit mbylli...

Lexo më shumë
E paprecedentë! “Shvercerat” dhe klubi Shkupi, ultimatum pronarit: Dorëzohu!

E paprecedentë! “Shvercerat” dhe klubi Shkupi, ultimatum pronarit: Dorëzohu!

23:09 - 29/12/25
“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës

“Do ndodhë si në Maqedoni me kabllogramet e Gruevskit që u arratis”, Gjokutaj flet për për implikimet e Ramës

22:50 - 29/12/25
“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

21:46 - 29/12/25
Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus

Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus

20:54 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com