GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pfizer thotë se vaksina e saj për COVID-19 është mbi 90 për qind efektive tek fëmijët

në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbërrijnë mbi 53 mijë doza Pfizer në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vaksina me dozë më të ulët për fëmijë për COVID-19 e kompanisë Pfizer duket e sigurt dhe gati 91% efektive në parandalimin e infeksioneve simptomatike tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, sipas detajeve të një studimi të publikuar të premten, ndërsa SHBA po shqyrton fillimin e vaksinimeve për këtë grupmoshë.

Vaksinimi i këtij grupi mund të fillojë në fillim të nëntorit nëse rregullatorët japin lejen. Këshilltarët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave do të diskutojnë publikisht për studimin javën e ardhshme. FDA pritet të bëjë publike përfundimet e analizës së saj të pavarur për të dhënat e sigurisë dhe efektivitetit të vaksinës Pfizer më vonë gjatë ditës. Nëse FDA jep autorizimin për vaksinat, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të marrin vendimin përfundimtar se cilat grupe duhet t’i bëjnë ato në fillim të nëntorit.

Vaksinat Pfizer tashmë janë të autorizuara për këdo që është 12 vjeç e lart, por mjekët pediatër dhe shumë prindër presin me padurim imunizimin e fëmijëve më të vegjël për të frenuar infeksionet në rritje nga varianti shumë ngjitës delta dhe në mënyrë që fëmijët të vazhdojnë të shkojnë në shkollë.

Më shumë se 25,000 pediatër dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor janë regjistruar tashmë për të marrë vaksinat që do t’u bëjnë fëmijëve.

Administrata e presidentit Biden ka blerë doza të mjaftueshme për afro 28 milionë fëmijët 5-11 vjeç, në një ambalazhim të veçantë me kapak portokalli për t’i dalluar nga vaksina për të rriturit.

Pfizer bëri një studim me 2,268 fëmijë në atë grupmoshë të cilët morën dy doza me tre javë diferencë, disa të një placeboje, disa të vaksinës me dozë të ulët. Çdo dozë ishte një e treta e sasisë së dhënë për adoleshentët dhe të rriturit.

Ekspertët llogaritën se vaksina me dozë të ulët ishte gati 91% efektive. Asnjë nga fëmijët e pati rast të rëndë infektimi, por të vaksinuarit kishin simptoma shumë më të lehta sesa të pavaksinuarit.

Për më tepër, fëmijët e vegjël që iu nënshtruan dozave të ulëta zhvilluan nivele antitrupash që luftojnë koronavirusin po aq të larta sa adoleshentët dhe të rinjtë që kanë marrë dozat e rregullta.

Ky informacion është i rëndësishëm duke pasur parasysh se shtrimet në spital të fëmijëve kryesisht të pavaksinuar arritën nivele rekord muajin e kaluar.

CDC raportoi në fillim të kësaj jave se edhe pse rastet me variantin delta u shtuan në mes të qershorit dhe shtatorit, vaksinat Pfizer ishin 93% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital mes moshës 12 deri në 18 vjeç.

Studimi i Pfizer mbi fëmijët më të vegjël arriti në përfundimin se vaksinat me doze të ulët rezultuan të sigurta, me efekte anësore të ngjashme ose më të lehta të përkohshme, si dhimbje krahu, ethe ose dhimbje të tjera që kanë pasur adoleshentët.

Studimi nuk është aq i gjerë sa të mund të identifikojë ndonjë efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë, siç është inflamacioni i zemrës që ndodh herë pas here pas dozës së dytë, kryesisht te të rinjtë.

Edhe kompania Moderna po studion vaksinën e saj për COVID-19 tek të rinjtë e moshës shkollore. Pfizer dhe Moderna po bëjnë studime edhe për vaksina për fëmijë më të vegjël, deri në 6 muajsh. Rezultatet priten më vonë gjatë vitit. / VOA

Etiketa: COVIDPfizer

Lajme të lidhura

AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”
Breaking Views

AKU bllokon mbi 2 tonë mish te firma “R. Sauli” në Fier, gjobiten edhe “Universal Frigo Darb” dhe “Golden Hand Company”

19:34 - 26/11/26
Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili, u importuan nga firma “Zico”
Breaking Views

AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili, u importuan nga firma “Zico”

21:00 - 25/11/26
Para
Mbulohet nga flakët magazina me jonxhë në Vlorë, dy zjarrfikëse në vendngjarje

Mbulohet nga flakët magazina me jonxhë në Vlorë, dy zjarrfikëse në vendngjarje

TË FUNDIT

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë
Aktualitet

Iu siguronin protestuesve molotovë, fishekzjarre dhe sende të tjera, arrestohet 29-vjeçarja, shpallen në kërkim dy të tjerë

10:26 - 29/11/26

Një 29-vjeçare është arrestuar në Tiranë, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi dyshohet se siguronin dhe...

Lexo më shumë
Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

Revoltat kundër qeverisë Rama/ DW: Dita e Pavarësisë përkujtohet mes dy realiteteve, festë dhe protestë

10:03 - 29/11/26
Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

Sot sërish protestë kombëtare, grumbullimi i qytetarëve nis në orën 10:00 te “Sheshi Skënderbej”

09:39 - 29/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

Protesta kundër qeverisë/ Policia: 12 protestues në pranga, 19 të tjerë nën hetim

09:06 - 29/11/26
Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese në Ksamil, detajet e para

08:49 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com