GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Po ndërtojmë turizmin elitar…pa ujë!

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Lutfi Dervishi
Mburremi me miliona turistë, por nuk mburremi dot me një rubinet që punon. Kjo është vera e vitit 2025: vendi ku avionët zbresin, jahtet e miliarderëve ankorohen për naftë, por uji… mungon.
Dhe jemi ende në muajin Qershor.
Nëse pyesni sot pushuesit në Durrës, Vlorë, Sarandë, Himarë, nuk do të dëgjoni më histori për detin kristal apo për natyrën e virgjër, për ushqimin bio, për çmimet e shezlongëve, por për legenët bosh, dushet që s’punojnë, dhe njoftimet në grupe ëhatsapp: “Ujë nuk ka”
Kemi bërë reforma në ujësjellës aq shumë sa lodhemi po t’i numërojmë Çdo vit një reformë, çdo vit premtime, çdo fushatë zotohen per ujë 24 orë dhe çdo verë… suksesi matet me sa pak ujë ka në depozitat e qytetarëve. Uji i pijshëm? Luks. Uji për dush? Endërr. Uji për të larë pjatat? Fantazi!
Por çmimi i ujit? Ai ecën si turizmi. Ngrihet, ngrihet, ngrihet, pa ndalur, ndonëse uji nuk ngjitet as në katin e parë
Kjo është mënyra jonë atipike e zhvillimit:
Në fillim hapim gropën. (kjo nuk është metaforë)
Pastaj vëmë tabelën: “Filluan shitjet, apartamentet me pamje nga deti!”
Dhe vetëm kur gjithçka është shitur, me çmimet si “frëngu pulën” kujtohemi se mungojnë kanalizimet, mungon uji, mungon energjia.
Bota planifikon, bën infrastrukturën, dhe pastaj ndërton.
Ne ndërtojmë ëndrrën, pastaj kujtohemi se duam ujë.
Asnjë shpjegim publik nga ujësjellësit e Durrësit, Vlorës, Sarandës.
Ndërkohë, ministrat janë të zënë me Instagram. Postojnë bregdetin e Shqipërisë, malet, fshatrat piktoreske, kryesisht ato ku s’ka mbërritur ende dora e qeverisë, sepse sapo mbërrin dora e qeverisë, mbërrin betoni.
Fan Noli thoshte: “Pranë detit i palarë!”.
Sot kemi përparuar: pranë detit, pa dush, pranë apartamentit luksoz, me depozita bosh, me fushata për “turizëm elitar”, me turistë që dalin në rrugë me shishe plastike në dorë si emigrantë në kampe refugjatësh.
Një thirrje për turistët e huaj: nëse deri dje erdhët me bukë me vete, sot e tutje mos harroni bidonat e ujit
Po ndërtojmë turizmin elitar:
Jemi vendi i vetëm ku shitjet fillojnë para kanalizimeve, ku fushatat për turizëm ndizen para se të “ndizet” rubineti, dhe ku e vetmja gjë që rrjedh lirshëm, është propaganda.
Uji?
Uji, po pret në radhë bashkë me pushuesit.
Jazëk!
Etiketa: Turizemuje

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
Takimi i Bashkësisë Politike Evropiane, BE fton Shqipërinë dhe Kosovën

Nis sot takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

Discussion about this post

TË FUNDIT

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme
Aktualitet

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26

Pas disa muajsh ngërçi dhe mungese aktiviteti, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore rikthehet sot në tryezën e diskutimeve....

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 9 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:18 - 09/11/26
“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi  “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

“Shqipëria është një Titanik i krimit”, gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të Ramës rrëfen arrestimin në Tiranë

08:07 - 09/11/26
Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

“Nuk ka të ardhme me këtë qeveri të korruptuar”, Media Italiane: Rama i rreh në mbrëmje dhe i fton për dialog në mëngjes

07:58 - 09/11/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com