GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Po përpiqen të zgjerojnë kufijtë ”/ Deputetja ukrainase: Rusia nuk do të ndalet vetëm në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Po përpiqen të zgjerojnë kufijtë ”/ Deputetja ukrainase: Rusia nuk do të ndalet vetëm në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarët ukrainas bëjnë me dije se të paktën 35 persona u vranë dhe 134 të tjerë u plagosën ditën e sotme nga një sulm rus me raketa. Moska lëshoi rreth 30 raketa në drejtim të Qendrës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë, një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore pranë kufirit me Poloninë.

Anëtarja e parlamentit ukrainas, Lesia Vasylenko, paralajmëroi sot se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, duke thënë se është vetëm “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara raportuan se NATO do të përgjigjet me forcë nëse Rusia godet territorin e një vendi të aleancës perëndimore.

Shtetet e Bashkuara lëshuan një paralajmërim të fortë kundër Rusisë pas sulmit të saj në bazën ushtarake afër kufirit me Poloninë. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan u shpreh se Rusia do të përballet me një përgjigje të fortë nga NATO nëse sulmet e saj në Ukrainë kalojnë kufijtë e saj dhe godasin territoret e vendeve të aleancës perëndimore.

“Presidenti Biden ka qenë vazhdimisht i qartë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët e tyre për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s.”

Gjithashtu, ai tha se NATO do të përgjigjet edhe nëse Rusia godet në mënyrë aksidentale territorin e një vendi të NATO-s. Sulmi ndaj bazës ushtarake pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë pason një kërcënim të Rusisë për goditjen e dërgesave të armëve nga Perëndimi në mbështetje të luftëtarëve ukrainas.

Të shtunën, një diplomat i lartë rus tha se Moska kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se i konsideronte dërgesat e huaja të pajisjeve ushtarake në Ukrainë objektiva ‘legjitime për t’u goditur’ nga ana a saj.

Në bazën ushtarake, që ndodhet jo shumë larg Lvivit, NATO ka zhvilluar në të kaluarën stërvitje ushtarake me trupat ukrainase dhe ka dislokuar instuktorë ushtarakë për të ndihmuar forcat e armatosura të Ukrainës.

Nga ana tjetër, ai u shpreh se ky sulm rus është një dëshmi se Ukraina ka nevojë për ndihmën e NATO-s për mbrotjen e hapësirës së saj ajore. Trupat e NATO-s në Poloni ndodhen rreth 25 kilometra larg bazës ushtarake ukrainase që u godit nga Rusia.Polonia është një vend kyç për dërgimin e ndihmës ushtarake perëndimore në Ukrainë.

Anëtarja e parlamentit ukrainas, Lesia Vasylenko, paralajmëroi sot se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë, duke thënë se është vetëm “çështje kohe para se ajo ta sulmojë Poloninë”.

“Rusët po përpiqen të zgjerojnë kufijtë e tyre dhe unë mendoj se brenda një kohe të shkurtër ata do të fillojnë të sulmojnë Poloninë. Rusia nuk është duke u ndalur. Ata do të vazhdojnë sulmet në të gjithë bllokun e vendeve të Evropës lindore për të rikthyer perandorinë ruse për të cilën ata kanë ëndërruar prej kohësh. Në thelb, kjo do të ishte një shpallje e luftës ndaj vendeve të Evropës dhe atyre të NATO-s”, tha deputetja e parlamentit ukrainas.”

Ajo tha se do të nevojiten sanksione më të forta për të ndalur veprimet e Rusisë dhe i bëri thirrje Francës dhe Gjermanisë që të ashpërsojnë sanksionet ndaj Moskës.

Sulmi rus ndaj Ukrainës, i cili filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar largimin e më shumë se 2.5 milionë njerëzve nga vendi.

Kremlini i përshkruan veprimet e tij si një “operacion special” për çmilitarizimin e Ukrainës. Kievi dhe aleatët perëndimorë e quajnë këtë një pretekst të pabazë për të nisur luftën.

Etiketa: KievLuftaLufta në UkrainëpoloinipresidentaRusiukraina

Lajme të lidhura

Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër: A është Shqipëria në listë?
Aktualitet

Trump tarifon botën, BE dhe disa vende reagojnë ashpër: A është Shqipëria në listë?

15:44 - 24/07/26
Trump habit me kërkesën e tij: Dua që Infantino të bëhet sekretar i përgjithshëm i OKB-së
Botë

Trump habit me kërkesën e tij: Dua që Infantino të bëhet sekretar i përgjithshëm i OKB-së

09:45 - 22/07/26
Perplasje në kupolën ushtrisë, Zelenski shkarkon ministrin dhe shefin e shtabit
Botë

Perplasje në kupolën ushtrisë, Zelenski shkarkon ministrin dhe shefin e shtabit

23:19 - 21/07/26
Para
Lufta/ Vitali Klitschko: Nuk përjashtojmë mundësinë e një sulmi kimik nga ana e Rusisë

Lufta/ Vitali Klitschko: Nuk përjashtojmë mundësinë e një sulmi kimik nga ana e Rusisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës
Breaking Views

iko Peleshi firmos urdhrin, cakton seancë plenare të hënën! Zbardhet rendi i ditës

23:39 - 24/07/26

Parlamenti nuk e kishte 23 korrikun seancën e fundit plenare të tij. Ashtu sikurse paralajmëroi në fund të seancës të...

Lexo më shumë
I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

I kërkuari nga SPAK, Denis Tafili shfaqet në Durrës, godet një person me dorezën e pistoletës

23:04 - 24/07/26
Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

Protesta arrin në ditën e 55-të! Protestuesi-Ramës: Nuk ka besë për ty

22:22 - 24/07/26
Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

Nëna e të riut me autizëm i përgjigjet Ramës: Po dërgoja djalin në terapi, nuk isha në protestë

20:19 - 24/07/26
Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes

Andrea Pirlo caktohet trajner i kombëtares së Italisë, zbardhen detajet e marrëveshjes

20:07 - 24/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com