GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Presidenti Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në Trump Tower për Kupën e Botës 2026

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti Duka merr pjesë në eventin e FIFA-s në Trump Tower për Kupën e Botës 2026
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë në eventin e organizuar nga FIFA në Trump Tower në New York, një aktivitet i veçantë i zhvilluar në prag të finales së Kupës së Botës FIFA 2026, për të celebruar suksesin e edicionit më të madh në historinë e këtij kompeticioni.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, anëtarë të Këshillit të FIFA-s, drejtues të federatave kombëtare nga e gjithë bota, si edhe legjenda të futbollit ndërkombëtar.

Gjatë eventit, Presidenti Duka pati rastin të takohej dhe të bashkëbisedonte me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si edhe me drejtues të lartë të FIFA-s dhe përfaqësues të federatave të ndryshme, në një mbrëmje që vuri në qendër suksesin e organizimit të Kupës së Botës FIFA 2026 dhe ndikimin global të futbollit.

Në fjalën e tij, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, e cilësoi këtë edicion si një sukses të jashtëzakonshëm.

“Kjo Kupë Bote i ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë. Nuk është vetëm Kupa e Botës më e madhe e të gjitha kohërave, por edhe ngjarja më e madhe njerëzore, sociale dhe kulturore që njerëzimi ka parë ndonjëherë”, u shpreh Infantino.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e vlerësoi gjithashtu turneun si një ngjarje të paprecedentë në historinë e sportit.

“Ky ka qenë një turne si askush tjetër, me konkurrencë të jashtëzakonshme dhe momente të paharrueshme që kanë bashkuar botën. Është eventi sportiv më i suksesshëm në histori”, deklaroi Presidenti Trump.

Kupa e Botës FIFA 2026 ka vendosur rekorde të reja në pjesëmarrje dhe ndjekje globale. Mbi 6.6 milionë tifozë kanë ndjekur ndeshjet në stadiume, duke e bërë këtë edicionin më të ndjekur në historinë e Kupës së Botës, ndërsa stadiumet kanë regjistruar një shkallë mesatare mbushjeje prej 99.7%. Turneu u organizua për herë të parë nga tre vende pritëse – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika – si edhe me formatin e ri me 48 ekipe pjesëmarrëse, duke shënuar një tjetër moment historik për futbollin botëror.

Pjesëmarrja e Presidentit Duka në këtë aktivitet konfirmon angazhimin aktiv të Federatës Shqiptare të Futbollit në strukturat ndërkombëtare të futbollit dhe marrëdhëniet e ngushta me FIFA-n dhe federatat partnere, në një periudhë kur Shqipëria po forcon gjithnjë e më shumë profilin e saj si organizatore e eventeve të rëndësishme ndërkombëtare sportive.

 

Etiketa: dukaKupa Botes

Lajme të lidhura

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26
Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov
Breaking Views

Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov

21:20 - 03/11/26
Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti
Breaking Views

Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti

20:36 - 03/11/26
Para
Shqiptari falsifikoi martesën për t’u pajisur me dokumente në Britani, dënohet me burg (Emri)

Shqiptari falsifikoi martesën për t'u pajisur me dokumente në Britani, dënohet me burg (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me tritol Brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”
Aktualitet

Shpërthim me tritol Brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”

08:50 - 04/11/26

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar pas mesnatës në Lezhë. Policia thotë se lënda plasëse dyshohet se i është...

Lexo më shumë
Rama i jep “lamtumirën” Yuri Kim me Yllin e Mirënjohjes

“Ky është interesi amerikan për Shqipërinë!” Auron Tare tregon çfarë pa në zyrën e ish-ambasadores

08:39 - 04/11/26
Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

08:21 - 04/11/26
“Bujqësori” paralizon Tiranën, trafik i rënduar në aksin Kamëz-Tiranë

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë do të rritet deri në 2.7 herë

08:10 - 04/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 4 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:00 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com