GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Presidentja e PE: Asnjë kriter shtesë për Shqipërinë, të nisin sa më shpejt negociatat

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidentja e PE: Asnjë kriter shtesë për Shqipërinë, të nisin sa më shpejt negociatat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentja e Parlamentit Europian Roberta Metsola ka bërë thirrje ditën e sotme që të përshpejtohen negociatat për  Shqipërinë dhe të mos shtohen më kritere që mund të vonojnë integrimin. Gjatë një interviste televizive ajo tha se procesi i zgjerimit mund të jetë një mjet i fuqishëm për të kundërshtuar përpjekjet e aktorëve të huaj keqdashës, për të destabilizuar rajonin.

Për presidenten e PE, ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e procesit të integrimit do të ishte kundër parimit për aq kohë sa  të dyja vendet i plotësojnë kriteret, ndërsa thekson se bisedimet e pranimit për të dyja vendet duhet të fillojnë pa vonesë. E pyetur nëse mendon se Shqipëria duhet të shkëputet nga Maqedonia e Veriut dhe të vazhdojë e vetme në këtë proces, Metsola u shpreh: “Parlamenti Europian i ka kërkuar vazhdimisht Këshillit të ruajë ritmin dhe besueshmërinë e integrimit europian duke hapur menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, siç rekomandohet vazhdimisht nga Komisioni, duke qenë se të dy vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian. Ne u kemi bërë gjithashtu thirrje vendeve anëtare të demonstrojnë angazhim të plotë politik ndaj zgjerimit dhe t’i japin një shtysë të besueshme përpjekjeve reformuese të vendeve të tjera të zgjerimit duke hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Parlamenti Evropian pohon se procesi i zgjerimit është një proces i bazuar në merita. Kjo do të thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë negociatat. Fillimi i negociatave vetëm me njërin prej tyre, ndërkohë që të dyja plotësojnë kriteret, do të shkonte kundër këtij parimi”.

Pyetjes se nëse pengesa që po i bëhet të dy shteteve në integrimin e vendit krijon hapësirën për prezencë të një tjetër force në Ballkan, Metsola përgjigjet se stabiliteti fqinjëve mbetet jetik për BE-në.

“Stabiliteti në fqinjësinë tonë të afërt është jetik për stabilitetin e BE-së. Procesi i zgjerimit mund të jetë një mjet i fuqishëm për të kundërshtuar përpjekjet e aktorëve të huaj keqdashës, duke përfshirë dezinformimin dhe fushatat propagandistike, për të destabilizuar rajonin. Perspektiva e besueshme e BE-së ka shumë të ngjarë të zvogëlojë hapësirën për aktorët e tjerë për të vepruar efektivisht në rajon”, tha ajo.

Por si e lexon Metsola qëndrimin e mbajtur pak ditë më parë nga Ministrja e Punëve të Jashtme Bullgare Teodora Gençovska,  për kushtin që Maqedonia e Veriut duhet të përmbush përpara se të nisi negociatat duke mbajtur sërisht “peng” edhe Shqipërinë?

“Parlamenti Evropian mban qëndrimin e tij se bisedimet e pranimit si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë pasi të dyja vendet plotësuan kriteret për konferencën e parë ndërqeveritare. Nuk ka asnjë bazë për vendosjen e kritereve shtesë. Të dy vendet kanë përmbushur kushtet e nevojshme dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme në fusha themelore”, përfundoi ajo.

Vetoja Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut qershorin e kaluar bëri që ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën dot një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhtte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit/Shqiptarja.com/

Etiketa: integrimkritere shteseMaqedonia e VeriutNegociataPresidentja PEShqiperiaveto bullgar

Lajme të lidhura

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit
Aktualitet

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin
Aktualitet

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26
Para
“Djemtë rojtarë në shtëpi bari, vajzat eskorta”/ Kryemadhi: Rama po largon rininë

“Qeveria e Skënderbeut nuk ka nevojë për dado”, Kryemadhi debat me Muzhaqin, Ballën dhe Spiropalin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com