GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Protestuesit u zënë pritë deputetëve jashtë Kuvendit pas seancës, tentojnë t’i gjuajnë me vezë

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Protestuesit u zënë pritë deputetëve jashtë Kuvendit pas seancës, tentojnë t’i gjuajnë me vezë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas mbylljes së seancës plenare të kësaj të hëne, jashtë Kuvendit ka pasur sërish tensione.

Disa protestues i bënë pritë deputetëve jashtë duke gjuajtur me vezë.

Gjithsesi nuk pati dëme, ndërsa policia ndërhyri menjëherë.

Me të përfunduar deklaratën lidhur me marrëveshjen 302 milionë dollarësh të huasë mes Shqipërisë dhe SHBA-ve për pajisje ushtarake, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste u bë objekt sulmi i një grupi të vogël protestuesish që hiqeshin si turistë të cilët nga ana e xhamisë iu vërsulën makinës duke hedhur vezë në drejtim të automjetit.

Seanca plenare këtë të hënë, solli për të katërtën herë protestën e “flamingove” para Kuvendit, me synim goditjen e deputetëve me vezë, domate e speca. Grupi, me numra modeste, u mblodh në sheshin “Skënderbej”, dhe rreth orës 09:00, pas një marshimi të shkurtër, u zhvendos në rrugën “Xhorxh Bush”, në fillim të pedonales, me synim “kapjen” e deputetëve duke hyrë nga Akademia e Shkencave.

Edhe këtë herë, njësoj si në protestën e 23 korrikut, Policia e Tiranës, bllokoi tërësisht hyrjet drejt godinës së Kuvendit, në një rreze të gjerë sigurie.  Që në fillim “Shqiponjat”, pasuar nga efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë, u dislokuan për të mos lejuar kalimin.

Njëjtë masat ishin edhe në anën e rrugës së Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë dhe në fillim të pedonales, te Ministria e Brendshme.

Protestuesit qëndruan për disa minuta në fillim të pedonales, tërësisht të bllokuar nga forca të shumta të policisë, dhe në pamundësi për të qëlluar drejt policëve prej distancës së largët. Kjo i detyroi të nisnin marshimin.

Fillimisht u zhvendosën te Ministria e Brendshme, por pak qëndruan. Marshimi vijoi drejt urës së ish-hotel “Dajtit”, për të bllokuar të dyja krahët Unazës në bulevardin “Zhan d’Ark”. Synimi ishte kalimi nga xhamia e Namazgjasë.

Policia u zhvendos në mes të Unazës, bllokoi lëvizjen dhe këtu nisën incidentet e para. Disa protestues tentuan të çajnë kordonin për të kaluar, nisën sulmin me vezë e domate ndaj vetë bluve. Kaq mjaftoi që të nisin shoqërimet e para.

Pak çaste më vonë, kur mes protestuesve ndjejë një acarim për shkak të reagimit të bluve, u shoqërua Arben Kola, një prej emrave më aktiv të protestës, i cili u lirua pak orë më vonë.

Në vijim pati të tjera shoqërime, 6 në total. Edhe pse më pak se herët e shkuara, një i ri u mor me ambulancë për shkak të spraj me piper në fytyrë, të hedhur prej uniformave blu.

Pas këtyre incidenteve policia u tërhoq dhe protestuesit qëndruan për disa minuta të qetë në fillim të rrugës “Xhorxh Bush”, vetëm me thirrje.

Më pas, marshimi rinisi dhe protestuesit u zhvendosën te Ministria e Brendshme, ku qëndruan për rreth 30 minuta. Kur tashmë seanca në Kuvend u mbyll, edhe protestuesit u shpërndanë. Pak prej tyre u zhvendosën te Komisariati nr. 1, aty ku mbahen të shoqëruarit.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës liroi këtë të hënë 2 protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në protestën e enjtes. Artemida Islamajt dhe Orion Peçit, nuk u lejohet dalja jashtë shtetit.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1protesta

Lajme të lidhura

Mashtrohet kryeministri britanik, Burnham shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump
Botë

Mashtrohet kryeministri britanik, Burnham shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

14:47 - 17/08/26
Tentativë arratisjeje nga burgu i Parmës, dyshohet për përfshirjen e një grupi shqiptarësh
Aktualitet

Tentativë arratisjeje nga burgu i Parmës, dyshohet për përfshirjen e një grupi shqiptarësh

14:24 - 17/08/26
Gjermania: Programi bërthamor iranian i kompromentuar rëndë nga sulmet
Botë

Sondazhi në Gjermani: AfD ruan epërsinë, CDU/CSU zbret në nivelin më të dobët në gati 5 vjet

13:59 - 17/08/26
Para
PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin

PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, ja kur do të mblidhet Sekretariati i Etikës për vendimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mashtrohet kryeministri britanik, Burnham shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump
Botë

Mashtrohet kryeministri britanik, Burnham shkëmbeu mesazhe me personin që hiqej si shefja e stafit të Trump

14:47 - 17/08/26

Kryeministri britanik, Andy Burnham. shkëmbeu mesazhe me një person që shtirej si shefi i stafit të presidentit amerikan Donald Trump....

Lexo më shumë
Tentativë arratisjeje nga burgu i Parmës, dyshohet për përfshirjen e një grupi shqiptarësh

Tentativë arratisjeje nga burgu i Parmës, dyshohet për përfshirjen e një grupi shqiptarësh

14:24 - 17/08/26
Gjermania: Programi bërthamor iranian i kompromentuar rëndë nga sulmet

Sondazhi në Gjermani: AfD ruan epërsinë, CDU/CSU zbret në nivelin më të dobët në gati 5 vjet

13:59 - 17/08/26
KLSH kontroll tek Tatimet: Mungojnë 122 miliardë lekë, si u miratua shpenzimi pa fonde në arkë

Serveri i Tatimeve në kaos! Sistemi nuk fiskalizon faturat, bizneset nuk arkëtojnë dot

13:40 - 17/08/26
Legjionarët kuqezi protagonistë me gola dhe asiste! Laçi, Seferi e Hoxha shënojnë

Legjionarët kuqezi protagonistë me gola dhe asiste! Laçi, Seferi e Hoxha shënojnë

13:37 - 17/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com