GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Vendimi i qytetarëve”, Memaliaj në protestë kundër shkrirjes së bashkisë

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Vendimi i qytetarëve”, Memaliaj në protestë kundër shkrirjes së bashkisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Memaliaj vijon protestat kundër reformës territoriale të propozuar nga qeveria, me qytetarët që kërkojnë mbrojtjen e identitetit, historisë dhe interesave të komunitetit.
Mbrëmjen e kaluar, në sheshin kryesor të qytetit, u zhvillua një tjetër protestë, ku pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin ndaj ndryshimeve territoriale dhe asaj që e konsiderojnë cenim të të drejtave të komuniteteve lokale. Me parullen “Vendimi i qytetareve”, protestuesit u mblodhen ne mes te qytetit qe dikur ka qene qender e minatoreve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale deputeti i PD Tritan Shehu ka deklaruar se protestuesit në Memaliaj, por edhe në Libohovë e Këlcyrë, kanë përcjellë ditët e fundit të njëjtin mesazh: vendimet për organizimin territorial duhet të respektojnë identitetin historik, vullnetin dhe interesat e qytetarëve. Shehu shprehet se ndryshimet e propozuara rrezikojnë të zbehin identitetin dhe historinë e këtyre komuniteteve, ndërsa kërkohet që zëri i banorëve të merret në konsideratë përpara çdo vendimi përfundimtar.

“Jo zhdukjes, jo nihilizmit! Memaliaj, Libohova dhe Këlcyra vijojnë kështu qëndresën e tyre, ndërsa qytetarët paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë në mbrojtje të identitetit, historisë dhe të drejtave të komuniteteve lokale”, shkruan Shehu.

Postimi i plotë:

 

Memaliaj, në mbrojtje të identitetit, historisë dhe interesave të qytetarëve të saj. Antireforma territoriale e Ramës përballet me rezistencën popullore! Jo zhdukjes, jo nihilizmit të Ramës!

 

Mbrëmë, në Memaliaj, u zhvillua sërish një protestë, një akt qëndrese dhe indinjate ndaj asaj që qytetarët e konsiderojnë nëpërkëmbje dhe shkelje të demokracisë, si dhe të parimeve europiane për vetëvendosjen e komuniteteve.

Në Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë, prej ditësh përcillet i njëjti mesazh: të mbrojmë identitetin historik, të drejtat e qytetarëve dhe atë që u takon atyre, si në çdo vend demokratik.
Por, sipas protestuesve, në kushtet e një qeverisjeje që ata e cilësojnë autokratike, mbrojtja e këtyre të drejtave kërkon qëndresë, përballje dhe pjesëmarrje popullore.

Dhe këtë po bën Memaliaj prej javësh. Këtë e dëshmoi edhe mbrëmë, në sheshin kryesor të qytetit, përballë bashkisë së tij.
Të njëjtën qëndresë po e shfaqin edhe qytetarët e Libohovës dhe Këlcyrës.

Vetëm qëndresa mund t’i mposhtë këto vendime cinike dhe arbitrare, që, sipas protestuesve, synojnë të zhbëjnë historinë, vlerat dhe identitetin e komuniteteve.
Por tani duhet thënë me zë të lartë: Mjaft më!

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1memaliajreforma territoriale

Lajme të lidhura

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit
Breaking Views

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit

22:44 - 23/09/26
Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë
Aktualitet

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:15 - 23/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Para
Zjarri afrohet pranë banesave në Selishtë të Dibrës

Zjarri afrohet pranë banesave në Selishtë të Dibrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit
Breaking Views

‘Nesër më shumë’- Mbyllet tubimi në ditën e 116, protestuesit

22:44 - 23/09/26

Është mbyllur sonte më 23 shtator protesta e 116 kombëtare kundër qeverisë. Protesta u mbyll aty ku dhe nisi, tek...

Lexo më shumë
Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë

22:15 - 23/09/26
Parashikimi për Shqipërinë, sa pikë do marrë dhe në çfarë vendi do renditet në Ligën e Kombeve

Parashikimi për Shqipërinë, sa pikë do marrë dhe në çfarë vendi do renditet në Ligën e Kombeve

22:06 - 23/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
“Parlamenti i krimit”, protestuesit shkojnë përpara Kuvendit

“Parlamenti i krimit”, protestuesit shkojnë përpara Kuvendit

21:23 - 23/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com