GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Protesta tek “5 maji” tremb Veliajn, kreybashkiaku viktimizohet duke sulmuar mediat

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta tek “5 maji” tremb Veliajn, kreybashkiaku viktimizohet duke sulmuar mediat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për protestën e banorëve tek “5 Maji”, duke thënë se mediat që e pasqyrojnë protestën dhe politikanëve që e mbështesin e bëjnë për interesa personale.

Ai është shprehur se mediat e trafikantëve të drogës dhe portale gjobvënëse nuk kanë asnjë shans që të shantazhojnë atë dhe Bashkinë e Tiranës.

“Për të gjitha ato media, qofshin media të trafikantëve të drogës apo media që vënë gjoba, apo portale që dihen se një postim e kanë sa një apartament, shanset që të shantazhoni Kryetarin e Bashkisë ose Bashkinë e Tiranës janë zero”- ka thënë Veliaj.

Më tej ai iu drejtua edhe politikanëve që i mbështesin banorët se edhe ata e kanë shansin zero të vënë gjoba, duke shtuar se do ta lenë edhe ata reputacionin aty, siç e kanë lënë ndër vite me betejat me Bashkinë e Tiranës.

“Mund të transmetojnë dhe të provokojnë histeri, të bëjnë sfida publike për ndeshje në “Bregun e Lumit”, por shanset për t’i vënë gjobë Kryetarit të Bashkisë apo Bashkisë së Tiranës janë zero. Do ta lenë edhe ata reputacionin aty, siç e kanë lënë ndër vite me betejat me Bashkinë e Tiranës, por institucioni i gjobës nuk do triumfojë mbi institucionin e të drejtës dhe solidaritetin që kemi me projekte të tilla. Pushka top, por siç thamë, projektet do shkojnë deri në fund, pallatet do shkojnë deri në fund.

Kush e ka të drejtë dhe i takon, do ta marrë. Kush është spekulant do humbasë karrierën politike dhe sigurisht, do damkoset si televizion apo portal që vë gjoba dhe kërkon apartamente në shkëmbim të sjelljes së mirë. Pushka top atyre, punë të mbarë dhe krahë të lehta skuadrës sonë” – nënvizoi Veliaj.

Protestat te “5 Maji” në Tiranë kanë nisur prej disa ditësh nga banorët të cilët janë kundër shembjes së shtëpive të tyre që preken nga procesi i rindërtimit për zhvillimin e zonës së re, siç përcaktohet në vendimin që Këshilli i Ministrave ka marrë më 22 shtator të këtij viti. Ata i kërkojnë autoriteteve që banesat e tyre të vlerësohen me çmimin e tregut dhe të kenë një kontratë të rregullt qiraje.

Banesat që duhet të shemben, ndodhen në hartën e projektit të Bashkisë së Tiranës si “zonë në zhvillim” dhe parashikohet ndërtimi i pallateve ku do të strehohen familjet që u është dëmtuar banesa nga tërmeti i vitit 2019.

Etiketa: 5 majiErion Veliajnkryebashkiakumediatprotestaviktimizohet

Lajme të lidhura

Rama mbledh sot deputetët socialistë dhe ministrat, priten edhe ndryshime në qeveri
Aktualitet

Rama mbledh sot deputetët socialistë dhe ministrat, priten edhe ndryshime në qeveri

07:59 - 03/09/26
Protestuesit përsëri në shesh, paralajmërohet përshkallëzim deri në “rrethimin” e Kryeministrisë
Aktualitet

Protestuesit përsëri në shesh, paralajmërohet përshkallëzim deri në “rrethimin” e Kryeministrisë

07:38 - 03/09/26
DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia
Aktualitet

DEA organizon konferencë kundër drogës, Flamur Noka: Shqipëria trajtohet si Ekuadori e Kolumbia

22:05 - 02/09/26
Para
Vazhdon protesta te ‘5 Maji’: Veliaj mashtrues, tallet me djersën tonë

Vazhdon protesta te ‘5 Maji’: Veliaj mashtrues, tallet me djersën tonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, mbetet i vrarë një person (Emri)
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, mbetet i vrarë një person (Emri)

09:22 - 03/09/26

Një atentat me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Mirditë, ku është ekzekutuar Viktor Bardhi. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet edhe Erion Veliaj

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet edhe Erion Veliaj

09:01 - 03/09/26
Tronditet Durrësi! Dy shpërthime me eksplozivë brenda pak minutave, në shënjestër një lokal dhe garazh

Tronditet Durrësi! Dy shpërthime me eksplozivë brenda pak minutave, në shënjestër një lokal dhe garazh

08:50 - 03/09/26
E rëndë/Abuzoi dhe përdhunoi një grua për 4 vite me radhë, arrestohet 44-vjeçari shqiptar në Greqi

Arrestohet shqiptari në Rodos, 35 gramë kokainë çuan policinë në sekuestrimin e një milion eurove

08:45 - 03/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Shtator, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:23 - 03/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com